Kaçaniku

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Kaçaniku
Emblema Vendndodhja
Qendra e qytetit
Statistika
Popullsia
-dendësia
33,454 banorë
158,4 banorë/km²
Sipërfaqja 306 km²
Administrata
Shteti Kosova
Qarku Ferizaji
Adresa e kuvendit ?
Kodi postal 71000
Prefiksi telefonik (0290) 380
Faqe zyrtare KK Kaçaniku
Politika
Kryetar Xhabit Xharku
Partia udhëheqëse PDK

Kaçaniku është qytezë në jugë të Kosovës dhe ka një sipërfaqe prej 306 km katrorë (2,8% e sipërfaqes së tërësishme të Kosovës). Nga sipërfaqja e tërësishme e komunës 65,6% është tokë e papunuar, kurse 34,4% është tokë e punuar.

Nëpër Kaçanik kalon magjistralja Shkup-Prishtinë, si edhe hekurudha Selanik – Fushë Kosovë (e ndërtuar në vitin 1879).

Në këtë komunë janë edhe dy vendkalime kufitare me Maqedoninë: njëri në Han të Elezit dhe tjetri në fshatin Qafëshqipe (ish Glloboçicë).

Pak histori[redakto | redakto tekstin burimor]

Artikulli kryesor Historia e Kaçanikut

Kaçaniku si qendër administrative - (Fshat)Pastaj edhe si qytezë, daton qysh nga fundi i shekullit XVIDiku rreth 20 vite Pas themelimit te qytetit te Ferizajt. Deri në vitin 1891 ishte nahije e Sanxhakut të ShkupitVilajetit të Kosovës.

Themelues i qytezës Kaçanik është Koxha Sinan Pasha, një pasha turk me origjinë shqiptare. Sinan Pasha ndërtoi xhaminë (e cila edhe sot ekziston), një imaret (kuzhinë publike), një shkollë në afërsi të xhamisë, dy hane (bujtina), një hamam (banjo publike), kalanë dhe disa mullinj mbi lumin Lepenc

Lufta e fundit - të rënët, dëmet materiale

Sipas të dhënave të NKMDLNJ-së në Kaçanik, gjatë luftës së fundit në këtë komunë janë vrarë 90 pjesëtarë të UÇK-së dhe 139 civilë, ndërsa 7 persona llogariten të zhdukur. Kufomat e pjesëtarëve të UÇK-së dhe të civilëve që ishin marrë nga forcat serbe, pas përfundimit të luftës janë gjetur në varrezat masive në Kaçanik, Kaçanik të Vjetër dhe Kotlinë. Ndërkaq, forcat pushtuese serbe i kanë shkatërruar tërësisht apo pjesërisht edhe 1447 objekte banimi dhe asosh me destinim tjetër.

Gjeografia[redakto | redakto tekstin burimor]

Artikulli kryesor: Gjeografia e Kaçanikut

Kaçaniku dallohet me faktin se përmes tij kalojnë 2 lumenj, Lepenci dhe Nerodimja, të cilët në fund të qytetit bashkohen. Veç 2 lumenjëve, i ka edhe 2 zona klimatike. Klimatologët qysh para Luftës së Dytë Botërore kishin konstatuar se në juglindje të Kaçanikut takohen klima e ngrohtë mesdhetare dhe ajo e ftohtë kontinentale. Sipas eksepertëve shëndetësorë kjo klimë (takimi i 2 klimave), është e preferueshme për të sëmurët nga tuberkulozi (sidomos ajo e eshtrave). Mu për këtë, një kohë në lindje të Kaçanikut ka qenë sanatoriumi për të sëmurë nga tuberkulozi.

Rezervat e konstatuara të mineraleve janë deri 15 mil. tonë mergele në Hanë të Elezit dhe 30 mil. tonë afër fshatit Paldonicë. Rezervat e gurit gëlqeror në Kepin e Kaçanikut janë në sasi prej 127 mil. tonë, ndërsa rezerva të konsiderueshme ka edhe në afërsi të fshatit Ivajë.

Kaçaniku ka edhe pasuri natyore të pyjeve, tokës dhe ujërave.

Fondi i sipërfaqes së pyjeve përfshinë 17.302 hektarë (58,08% të sipërfaqes së përgjithshme). Ndërkaq, fondi i tokës bujqësore është 10.516 hektarë (34,74% e territorit të komunës). Pjesa e shpatijeve të Sharrit ka resurse të mjaftueshme të burimeve të ujit të pijshëm dhe pikërisht nga këto vendburime furnizohet me ujë përqindja më e madhe e banorëve të komunës. Maja e Lubotenit dhe shpatijet pitoreske të Sharrit ofrojnë mundësi të mëdha për zhvillimin e turizmit malor (atij veror e dimëror).

Infrastruktura[redakto | redakto tekstin burimor]

Artikulli kryesor: Infrastruktura e Kaçanikut

Rruga kryesore për në Maqedoni që kalon nëpër qytetin e Kaçanikut është në gjendje të mirë, edhe pse është duke u dëmtuar vazhdimisht. Gjendja e rrugëve në mes të fshatrave është e keqe, përderisa në brendi të fshatrave rrugët janë të parregulluara dhe në të shumtën e rasteve të paasfaltuara. Shërbimi i zjarrëfikësve është themeluar, stafi i të cilit është trajnuar në Prishtinë. Furnizimi me ujë dhe energji elektrike është në përgjithësi i mirë, përveç ndërprerjeve të rralla. Përderisa lidhjet e telefonisë fikse janë në gjendje të mirë, shfrytëzimi i telefonisë mobile është më i vështirë për shkak të terrenit malor.

Furnizimi me energji elektrike

Kaçaniku ndan fatin me pjesët tjera të Kosovës me një furnizim jo stabil me energji elektrike. Ende ndihen nevoja për riparim të kosiderueshëm të sistemit të elektrodistribucionit në komunë siç janë:

  1. Riparimi i rrjetit të tensionit të ulët
  2. Riparimi i trafostacionit distribuiv
  3. Në qytetin e Kaçanikut nevojitet një trafostacion i kapacitetit prej 110 KW
  4. Nevojitet një rrjet ndërlidhës lokal i tensionit të lartë

Telekomunikacioni

Në lidhje me rregullimin e telefonisë në Kaçanik:

  1. Sistemi i kabllës tokësore është shumë i vjetëruar, me një kapacitet prej një mijë numrave;
  2. Kërkesa e telefonisë së re është duke u përmbushur nga operatorët e rrjetës së telefonisë mobile;
  3. Pajisja e rrjetëve digjitale, përmes një rrjetë fikse në qytet dhe nëpër fshatra do të jetë një problem akut për të ardhmen.

Transporti dhe infrastruktura rrugore

Lidhjet rrugore kryesore që janë të rëndësishme për zhvillimin ekonomik të Kaçanikut janë:

  1. Magjistralja Prishtinë – Shkup, e cila kalon nëpër qendër të Kaçanikut;
  2. Linja rrugore Doganaj – Glloboçicë, lidhet me Maqedoninë përmes rajonit të Sharrit;
  3. Rruga lokale që lidhë fshatrat më të afërta – Bob, Trimor, Bicaj, Nikë, Malësi, Ilirishtë, Sopot dhe Doganaj;
  4. Rruga lokale që lidhë fshatrat e Runjevës, Stagovës, Kaçanikut të vjetër dhe Begracës me qendrën e qytetit;
  5. Rruga lokale që lidhë fshatrat e Gajres, Ivajës, Kotlinës, dhe Glloboçicës me qendrën e qytetit;

Qendra e qytetit ka pasur kohëve të fundit disa rregullime, por në përgjithësi karakterizohet me rrugë të ngushta, pa trotuare, me kryqëzime të vështira me rrugët anësore, dhe me pjerrtësi të theksuar që ndoten shpeshë nga ujërat e zeza. Rrugët lokale të fshatrave gjenden në kushte jashtëzakonisht të vështira.

Projektet e rindërtimit të pas-luftës

Kaçaniku pas lufte ka dalur me shkatërrime të mëdha, dhe që atëherë ka pasur projekte investive të konsiderueshme, të financuara nga donatorët për të rehabilituar komunën. Disa prej këtyre investimeve përfshijnë:

  1. Rindërtimin e shtëpive – 80% të shtëpive të shkatërruara, tani janë rindërtuar;
  2. Shkollat – 12 shkolla janë rindërtuar dhe 26 të tjera janë renovuar;
  3. Ambulancat – janë ndërtuar 6 ambulanca dhe 2 të tjera janë renovuar;
  4. Rindërtimi i rrugës së qendrës së qytetit;
  5. Ndërtimi i rrugës mbi lumin Lepenc;
  6. Rekonstruimi dhe riparimet e sistemit elektroenergjetik dhe të ujësjellësit.

Ekonomia[redakto | redakto tekstin burimor]

Artikulli kryesor: Ekonomia e Kaçanikut

Ekonomia e tanishme e Kaçanikut është një ekonomi në tranzicion. Komuna ka dalur nga lufta me shumicën e ekonomisë së saj të shkatërruar; infrastruktura e komunës gjendet në gjendje të dobët. Ekonomia e Kaçanikut është bazuar në prodhimin e materialit ndërtimor si: çimento, ngjitës specialë, beton etj. Mundësitë potenciale ekzistojnë në zhvillimin e bujqësisë-blegtorisë, bletarisë, pemëtarisë, zejeve të ndryshme, si dhe turizmit dimëror dhe veror.

Kaçaniku ka një traditë të aktivitetit industrial privat dhe është i njohur për përpunues të mirë të drurit, për mjeshtër ndërtimtarie të shkathtë, zejtarë, gurore gëlqerore, produkte të drurit për industrinë e ndërtimtarisë dhe zejtarë të përpunimit të drurit, rrobaqepsisë, arpunuesë etj.

Një faktor kyq që ka ndihmuar në zhillimin e Kaçanikut është qenia e tij rrjetë kyqe e komunikacionit rrugor dhe hekurudhor. Rruga kryesore Prishtinë-Shkup kalon nëpër komunë, sikurse edhe hekurudha Fushë Kosovë – Selanik. Gjithashtu komuna është kalimi kryesor kufitar në mes të Kosovës dhe vendeve tjera të regjionit.

Demografia[redakto | redakto tekstin burimor]

Artikulli kryesor: Demografia e Kaçanikut

Komuna e Kaçanikut përbëhet nga 42 vendbanime. Dy nga këto vendbanime janë urbane (Kaçaniku dhe Hani I Elezit), kurse 40 janë mjedise rurale.

Sipas regjistrimit të fundit zyrtar të popullsisë të bërë në vitin 1981, komuna i kishte 31.072 banorë. Duke marrë për bazë shkallën vjetore të shtimit të popullsisë së komunës prej 2,96%, vlerësohet se sot kjo komunë i ka më shumë se 50 mijë banorë. Sipas të dhënave zyrtare e fundit lokale kanë pasur 33,454 kaçanikas.

Duhet theksuar se para luftës në Kosovë, në këtë komunë më pak se 1% e banorëve nga numri i përgjithshëm i populates kanë qenë serbë, malazezë dhe romë. Aktualisht në Kaçanik jetojnë 2 familje rome me 9 anëtarë.

Përbërja etnike
Viti/Etnia Shqiptar  % Serb  % Romë  % Të tjerë  % Total
1991 regj1 36,488 97.8 220 0.6 306 0.8 41 0.1 37,055
Januar 19992 43,721 98.5 223 0.5 378 0.9 43 0.1 44,365
2005 3 43,000 100 0 0 9 0.02 0 0 llog.43,000
Burimi:1. Për 1991:Regjistri i Rep. Serbijes në Të tjerë fut Malazezët, Boshnjakët, Kroatët, Jugosllavët dhe të tjerë
2. Për 1999:Kosovo Atlas në Të tjerët fut Boshnjakët, Malazezët, Maqedonët, Sllovenët, Kroatët, Hungarezët, Jugosllavët dhe të tjerë ; Shifrat mbi Romët janë nxjerrur nga regjistrat e OSCE - Human Rights and Rule of Law Department
3. Për 2005; Shifrat janë parallogaritur. Duhet pasur parasyshë që shifrat nga regjistrimi 1991 ka karakter politikë.
Ref: OSCE PDF/HTML

Kultura[redakto | redakto tekstin burimor]

Komuna e Kaçanikut ka 5 biblioteka publike. Biblioteka kryesore në Kaçanik ka 20.461 libra dhe degët e saj në Kaçanik, Stagovë, Doganaj, dhe Glloboqicë kanë 30.694 libra. Në tërësi, bibliotekat e kësaj komune kanë 51.155 libra. Nga masat e dhunëshme serbe të viteve 1990 - 1999, 5530 libra, në bibliotekën kryesore, janë dëmtuar dhe zhdukur, dhe gjatë luftës, "dora e zezë" ka shkatërruar bibliotekën në Glloboqicë, e cila ka pasur 5.500 libra. Edhe pse kto Biblioteka eksistojn jan pak te vizitueshme sepse niveli shkollor është i ulet dhe me ngecje.

Politika[redakto | redakto tekstin burimor]

  • partia dominuese

Gjendja e Mjedisit[redakto | redakto tekstin burimor]

Në bazë të kompetencave dhe strukturës qeverisëse, në komunën e Kaçanikut institucionet komunale përgjegjëse për mjedis janë: Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Mbrojtje të Mjedisit; Drejtoria për Urbanizëm dhe Çështje Publike; Drejtoria për Rindërtim, Planifikim dhe Zhvillim; dhe Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale. Me rifillimin e punës së fabrikës për përpunimin e çimentos SharrCem në Han të Elezit, komunës së Kaçanikut iu kthye burimi kryesor i ndotjes së ajrit. Përveç kësaj, komuna e Kaçanikut ballafaqohet me problemin e mos-trajtimit të ujërave të zeza si dhe ndotjes së lumit Nerodime nga fabrika e Silkaporit. Përkundër lejeve mjedisore, problem i madh mjedisor në Komunën e Kaçanikut paraqet eksploatimi i zhavorrit dhe prerja e drunjëve.

Pushime në Kaçanik[redakto | redakto tekstin burimor]

Kaçaniku vlerësohet si ndër vendet më të pasura shqiptare me pyje të bollshme e të bukura. Bjeshkët Kaçanikase, të njohura gjithandej në rajon, e bëjnë joshëse për pushime. Ajo që e bënë të veçantë në këtë rrafsh, apo për pushime:

  • Maja e Lubetenit - një kodër me lartësi më të madhe në Kosovë, gjatë dimrit aty zhvillohen gara skijimi, poashtu, gjatë stinës së dimrit vijnë turistë të shumtë nga Kosova e më gjerë për t'i bërë pushimet dimërore.
  • Gryka e Kaçanikut - i jep një rëndësi historike specifike për mbarë shqiptarët. Aty u zhvilluan beteja vendimtare për çështjen kombetare dhe me një bukuri natyrore të spikatur, të gjitha këto e bëjnë tërheqëse për shumë vizitor nga Kosova dhe trevat tjera shqiptare.
  • Vendshpallja e Kushtetuta e Kosovës - Shtëpia e Kulturës, 'Xheladin Kurtaj'. Vend ku u shpall kushtetuta e Kaçanikut, Kushtetutë për Republikën e Kosovës në vitin 1990. Ky objekt specifik është bërë vend mjaft i frekuentuar për rëndësinë e saj historike për Kosovën dhe mbarë shqiptarët.
  • Bjeshkët e Kaçanikut -
  • Kalaja e Kaçanikut -

Gjatë stinës së verës, Kaçaniku me rrethinë merr pamje fenomenale me pyjet e saja të dendura e të bukura e me vargmalet e shumta, të gjitha këto e bëjnë magjepsëse dhe tërheqëse për vizitor. Poashtu Maja e Lubetenit është një zonë shumë joshës për turistë, me pyjet e dendura rreth saj e me e ujë të pasur etj. nga maja e lubetenit shihet nje pjese e madhe e territorit te Kosoves dhe Maqedonise, ku shifen disa qytete si nw Kosove shifet qyteti i Kacanikut, Ferizajt, shterpces, vitis, lipjanit etj. pjeses dermuse te quteteve iu shihen edhe fshatret qe i kane. lubeteni i takon hartes se komunes se kacanikut dhe gjindet ne kufirin e mes Kosoves e Maqedonis. pra eshte pjese e malit sharr.

Të tjera[redakto | redakto tekstin burimor]

  • Telekomunikacioni
  • Transporti
  • Ushtria

Burim i të dhënave[redakto | redakto tekstin burimor]

Shiko dhe këtë[redakto | redakto tekstin burimor]

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]





Sistemi shtetrorë në Kosovë

Coat of arms of Kosovo.svg
Stema e shtetit
Deklarata Kushtetuta Republika e Kosovës SHPK TMK
Gjykata Kuvendi Kryetari Qeveria Shërbimet
Stema e qeverisë KS.gif
Komunale : Artana  · Dardana  · Deçani  · Sharri  · Drenasi  · Ferizaji*  · Fushë Kosova  · Gjakova*  · Gjilani*  · Graçanica  · Hani Elezit**  · Burimi  · Juniku  · Kaçaniku  · Klina  · Albaniku  · Lipjani  · Malisheva  · Mamusha  · Mitrovica*  · Obiliqi  · Parteshi  · Peja*  · Podujeva  · Prishtina*  · Prizreni*  · Rahoveci  · Shtërpca  · Shtime  · Skënderaj  · Theranda  · Vitia  · Vushtrria  · Zubin Potoku  · Zveçani
Rajonale : Gjakova ·  Gjilani · Mitrovica · Peja · Prizreni · Prishtina · Ferizaji