Idriz Seferi
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
Idriz Seferi lindi në vitin 1847 në fshatin Sefer të krahinës së Karadakut të Shkupit dhe vdiq në 25 mars të vitit 1927, ishte atdhetar i dalluar, udhëheqës ushtarak popullor i Lëvizjes Kombëtare.
Idriz Seferi lindi në fshatin [[|Sefer(fshat)|Sefer]] në një familje me tradita patriotike. Që në moshë të re mori pjesë në qëndresën popullore kundër shtypjes ekonomike e kombëtare që sollën reformat e Tanzimatit. Më 1875 u burgos nga autoritetet osmane.
Mori pjesë në kuvendet e në veprimet luftarake të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe të asaj të Pejës. Ishte një nga udhëheqësit kryesorë të kryengritjes së Kosovës të 1916 dhe u shqua për aftësitë luftarake, si strateg popullor në betejën e Kaçanikut, si edhe në betej at e Karadakut (Drenogllavës) e të Moraves. U dallua si një ndër udhëheqësit kryesorë edhe në Kryengritjen e përgjithshme antiosmane të 1912 në Kosovë, mori pjesë në çlirimin e Shkupit, Kumanovës, Gjilanit, Preshevës e Ferizajt.
Në tetor 1912 në krye të mijëra luftëtarëve shqiptarë luftoi kundër pushtuesve serbornëdhenj në rajonet e Bujanovcit, Gollakut, Llapit e Kumanovës, ku i shkaktoi humbje të ndjeshme armikut.
Udhëhoqi çetat kosovare në luftë kundër zgjedhës serbomadhe në, vitet 1913-1915 dhe kundër pushtuesve bullgarë në vitet 1916-1918. Vazhdoi luftën për çlirimin kombëtar të Kosovës e të viseve të tjera shqiptare në Jugosllavi deri në fund të jetës së tij.
Tabela e përmbajtjeve |
[redaktoni] Studime mbi figurën e Idriz Seferit
- "Tashmë është i njohur fakti se në vargun e burrave më të shquar shqiptarë, të çerekut të fundit të shekullit XIX dhe të çerekut të parë të shekullit XX, një vend nderi zë edhe kreshniku i maleve dhe grykave të famshme të Kosovës, Idriz Seferi. Pra, ai i përkiste plejadës së personaliteteve më të njohura, sikundër ishin: Hasan Prishtina, Ismail Qemali, Haxhi Zeka, Isa Boletini, Bajram Curri, Luigj Gurakuqi, Elez Isufi e shumë të tjerë. Ai u lind, u rrit dhe u kalit në periudhën më të rëndësishme të historisë sonë kombëtare, në kohën kur pas shumë shekujsh pritej të vendosej fati edhe i popullit tonë në këtë gadishull të lashtë të Ilirisë."[1][2]
[redaktoni] Mirënjohjet
[redaktoni] Referencat
- ^ Marrë nga romani historik "Kalorësi i Karadakut nga Prof. Dr. Xheladin Shala.
- ^ Botuar në: Gazeta Tema

