Viktor Emanueli III
Viktor Emanueli III (italisht: Vittorio Emanuele III; 1869-1947) ishte mbreti i Italisë në vitet 1900-1946. Njihet në historinë e Shqipërisë si uzurpator i fronit shqiptar pasi më 1939 trupat pushtuese italiane e detyruan Mbretin Zog të largohej ; regjimi i tij fashist në Shqipëri përfundoi më 1943 me tërheqjen e ushtrisë italiane. Gjithashtu uzurpoi fronin perandorak të Etiopisë mes viteve 1936-1941.
Gjatë viteve të para të mbretërimit, Viktor Emanueli III u dëshmua si monark kushtetues, ndonëse u desh të ndërhynte disa herë për të zgjedhur kriza qeveritare të shkaktuara nga dallimet në pikëpamjet e shumta politike.
Megjithëse ishte mbret me të drejta sovrani, Viktor Emanueli III mbeti vetëm udhëheqës simbolik i Italisë pas marrjes së pushtetit nga Benito Mussolini më 1922. Gjatë tërë kësaj kohe i pranoi qoftë në heshtje e qoftë përmes ceremonive politikat hegjemoniste të qeverisë fashiste të Musolinit. Më 1943, kur u bë e qartë se orientimi fashist do të sillte humbjen e Italisë, Viktor Emanueli III e shkarkoi Musolinin nga detyra e kreut të qeverisë dhe e burgosi atë. Megjithë orvatjet e tij për të ruajtuar regjimin monarkik dhe ambdikimin në favor të të birit më 1946, populli italian vendosi të shpallte republikën. Familja Savoj u shty në ekzil. Vdiq i mërguar në Aleksandri të Egjiptit.
Titujt [redakto]
- Mbret i Italisë,
- Mbret i Shqipërisë,
- Perandor i Etiopisë,
- Mbret i Sardenja,
- Mbret i Qipros, di Mbret i Jeruzalemit
- Duka i Savoias,
- Princ i Carignano,
- Princ i Piemontes,
- Princ i Oneglia,
- Princ i Poirino,
- Princ i Trino,
- Princ i Carmagnola,
- Princ i Montmélian dhe Arbin e Francin,
- Princ i Aostas,
- Princ i Chieri,
- Princ i Dronero,
- Princ i Crescentino,
- Princ i Riva di Chieri e Banna,
- Princ i Busca,
- Princ i Bene
- Duka i Xhenovas,
- Duka i Monferrato,
- Duka i Aostas,
- Duka i Chiablese,
- Duka i Genevese,
- Duka i Brescias,
- Duka i Piacenza,
- Duka i Carignano Ivoy
"Kur na ish Viktori mbret,
kishte kafe kacurret;
kur na u shpall perandor,
me pí kafe u bâ ma zor;
prej se hypi në fron në Shcypní,
eren kafes s'ia kem' n'í."
