Italia

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Itali)
Shko te: navigacion, kërko
Republika Italiane
Repubblica Italiana
Flamuri i Italisë Stema e Italisë
Flamuri Stema
Situata e Italisë
Kryeqyteti Roma
Qyteti më i madh Roma
Gjuha zyrtare Gjuha italiane
Pavarësia 17 mars 1861
Festa kombëtare 17 marsi
Forma e qeverisë Republikë parlamentare
Kryetari i shtetit Giorgio Napolitano
Kryeministri Matteo Renzi
Sipërfaqja
– totale
– % ujë
Vëndi i 69-të
301 338 km²
2.4 %
Kufiri 1 932.2 km
Popullsia (2011)
– totale
– dendësia
Vëndi i 23-të
60 626 442 banorë
202 banorë/km²
IZHNJ (2010) 0.854
Valuta Euroja
Zona kohore
– zakonisht
– në verë

UTC+1
UTC+2
Targat e automjeteve I
Prefiksi telefonik 0039
Prefiksi radiofonik IAA-IZZ
Kodi i internetit .it, .eu
Kodi ISO 3166-1 380 / ITA / IT
Anëtarësimi Bashkimi Evropian
Këshilli i Evropës
NATO
OKB
OSBE

Italia (zyrtarisht Republika Italiane, italisht Italia respektivisht Repubblica Italiana) është shtet në pjesën jugore të Evropës, në Gadishullin Apenin. Pjesë e këtij vendi janë dhe ishujt në Detin Mesdhe, si Sicilia dhe Sardenja. Në Alpet e larta në veri të saj gjendet kufiri me Francën, Zvicrën, Austrinë dhe në brigjet e Adriatikut kufizohet nga Sllovenia. Në brendësi të këtij shteti gjenden dy shtete të vogla: Vatikani dhe San Marino.

Roma, kryeqyteti i Perandorisë Romake në lashtësi, është edhe kryeqytet i shtetit të ngritur në bërthamën e perandorisë.

Gjeografia[redakto | redakto tekstin burimor]

Red right arrow.svg
 Artikulli kryesor: Gjeografia e Italisë.

Sipërfaqja e përgjithshme e Italisë është 301,230 km², shtrihet rreth koordinatave gjeografike 42° 50' V, 12° 50' L dhe 294,020 km² të kësaj sipërfaqeje janë tokë ndërsa 7,210 km² ujë.

Vija bregdetare e Italisë është 7,600 km e gjatë ndërsa kufiri tokësor 1,932.2 km i gjatë.

Klima e Italisë është mesdhetare. Në pjesën veriore alpine dhe atë jugore qendrorë zotëron klima kontinentale.

Pjesa më e madhe e relievit është terren i vrazhdë dhe malor. Përgjatë bregdetit terreni është i ulët dhe i rrafshët. Në Itali shtrihen Alpet dhe Apeninet, kurse ultësira më e rëndësishme është ultësira e Lombardisë ku rrjedh lumi Po. Pika më e ulët e relievit gjendet përgjatë bregut të detit Mesdhe (0 m) dhe ajo më e larta në lartësi mbidetare prej 4,749 metrave pika e dytë më e lartë e Malit të Bardhë (fr.: Mont Blanc).

Historia[redakto | redakto tekstin burimor]

Red right arrow.svg
 Artikulli kryesor: Historia e Italisë.

Njësitë administrative[redakto | redakto tekstin burimor]

Red right arrow.svg
 Artikulli kryesor: Njësitë administrative në Itali.
Njësitë administrative në Itali

Italia ka 20 rajone (të quajtura "regioni", njëjës : "regione"). Pesë nga këto rajone kanë statusin e një shkalle të autonomisë që u mundëson disa të drejta veprimi në legjislacion dhe çështje tjera specifike. Të gjitha rajonet, Valle d'Aosta, ndahen më tej në dy e më tepër njësi më të vogla të quajtura "provinca".

Njësitë me status autonomie janë të shënuara me shenjën *.

Politika[redakto | redakto tekstin burimor]

Red right arrow.svg
 Artikulli kryesor: Sistemi shtetëror në Itali.

Ekonomia[redakto | redakto tekstin burimor]

Fiat 500
Piazza Affari në Milano
Red right arrow.svg
 Artikulli kryesor: Ekonomia e Italisë.

Për nga vëllimi ekonomik Italia bën pjesë në 7 shtetet më të industrializuara te botës dhe e katërta ne Evropë. Pozita gjeografike e Italisë është e lidhur ngushtë me detin gjatë tërë historisë së saj, duke ushtruar ndikim të rëndësishëm dhe vendimtar në zhvillimin e saj.

Në truallin e Italisë lind Perandoria Romake, e cila tregoi tërë atë fuqi dhe ndikim në një pjesë të madhe të kontinentit tonë. Shkatërrimi i saj, më vonë edhe copëtimi në shumë shtete feudale, ekonomisë së Italisë nuk i ka dhënë fuqi unike.

Italia hyn në kategorinë e shteteve të Evropës në të cilët frytet e revolucionit industrial arrijnë vonë, përkatësisht kah mesi i shekullit XIX. Ndërsa në shumë shtete të Evropës fillon të zvogëlohet karakteristika agrare, në strukturën e ekonomisë italiane ajo zë pozitën prioritare. Edhe dy luftërat botërore kanë ndikuar në dobësimin e saj, sidomos ajo e fundit. Pasojat kanë qenë të rënda e janë manifestuar në numrin gjithnjë më të madh të papunëve. Industria, e shkatërruar gjithashtu pas Luftës së Dytë Botërore, nuk ka mund të ofronte shumë e në bujqësi ndihej mungesa e tokës së punueshme.

Etapa më e rëndësishme e ekonomisë së Italisë fillon prej vitit 1950. Investimet e kapitalit të huaj, e në radhë të parë i ShBA-ve, i kanë mundësuar që shpejt të rimëkëmbet ekonomia e shtetit. Rritja e investimeve në industri gjithnjë është shtuar, e në fund të dekadës është dyfishuar prodhimtaria industriale. Viti 1959 për Italinë ishte më i rëndësishmi, kurse dekada e kaluar karakterizohet si fenomen i rrallë i ekspansionit ekonomik, që është shprehur jo vetëm në rritjen e prodhimtarisë industriale, por edhe në rritjen e eksportit dhe uljen e papunësisë.

Në vitin 1951 kanë qenë të inkuadruar 4,2 milionë e në vitin 1972 ky numër dyfishohet, duke arritur në 8,1 milionë punëtorë. Derisa vlera e prodhimtarisë industriale në vitin 1951 ka qenë 4,8 miliard dollarë, në vitin 1972 kjo vlerë pesëfishohet, duke arritur në 25,5 miliardë dollarë. Krahas këtyre ecurive, lindin gjigantët industrialë, siç janë : industria e gomave “Pireli", e automobilave "Fiat", e tekstilit "Armani", industria kimike “Monte Catini”, etj. Gjithashtu Italia ka shumë të zhvilluar turizmin. Mirëpo, kontrastet ndërmjet Veriut dhe Jugut, që janë shfaqur si pasojë e rrethanave të ndryshme historike, edhe pse ndihet tendenca e zvogëlimit, ende paraqesin problemin më serioz të shtetit. Në këtë aspekt çdo qeveri italiane e ardhur në fuqi ka si prioritet zbutjen e këtij niveli ndermjet veriut dhe jugut duke shpalosur politika ekonomike e frymë investuese për jugun.Sot Italia bën pjesë ne ato shtete qe ka një raport te mire përsa i përket eksporteve ku me kryesoret përmendim prodhimet industriale si ato te makinave,prodhimet ushqimore, apo dhe ato të tekstileve. Në lënde të para si minerale apo naftë është deficitare.

Qysh prej 1 janarit te vitit 2002 Italia është bërë pjesë e eurozonës, pra bën pjesë ne ato shtete evropiane që përdor euron si monedhë. Kjo ka bërë që të lihet pas një histori e gjate me monedhën e para 2002 liretën qe herë pas herë ishte bërë pre e spekulimeve te shumta duke krijuar dhe uljen e vlerës së saj.

Transporti[redakto | redakto tekstin burimor]

Sistemi Rrugor[redakto | redakto tekstin burimor]

Totali i rrugëve të Italisë arrin deri në 654.676 km (1998)

Sistemi Hekurudhor[redakto | redakto tekstin burimor]

Totali i hekurudhave të Italisë arrin deri në 19.394 km ky total mund te rritet ne ditët në vijeim si pasoje e ndërtimeve te reja qe mund te bëhen. Sipas te ardhurave te këtij shteti

Demografia[redakto | redakto tekstin burimor]

Rritja demografike e Italisë
Red right arrow.svg
 Artikulli kryesor: Demografia e Italisë.

Në vitin 2003 Italia ka pasur gjithsej 57.998.353 banorë, dhe dendësi 196 banorë në km². Pas 6 vitesh arriti një popullsi prej 60.114.021 banorë, dhe dendësi 199,5 banorë në km². Italia në aspektin gjuhësor dhe fetar është kryesisht homogjene, por në aspektin kulturor, ekonomik dhe politik e larmishme.

Në Evropë është e pesta për nga dendësia e popullsisë (196 b. Në km²). Në Itali nuk ka shumë pakica. Më e madhja është pakica gjermane në Tirolin Jugor, slloven rreth Triestës, Shqiptarë (arbëreshët) në Kalabri dhe Siçili etj.

Në Itali besimi me i madh është Katolicizmi me mbi 90 % të popullsisë por ka edhe konfesione tjera te vogla te cilat janë kryesisht te ardhura nga emigrantet e jashtëm .

Kultura[redakto | redakto tekstin burimor]

Red right arrow.svg
 Artikulli kryesor: Kultura e Italisë.

Italia nuk ka ekzistuar si shtet deri më 1861 kur u bashkua. Për shkak të këtij bashkimi të vonuar, dhe autonomisë historike të regjioneve që tani e përbëjnë Gadishullin italian, shumë tradita dhe kultura që tani identifikohen si Italiane mund të identifikohen nga regjionet nga kanë ardhur. Me gjithë izolimin social dhe politik të këtyre regjioneve, kontributet e Italisë në trashëgiminë kulturore dhe historike të Evropës mbeten shumë të mëdhaja. Italia është vendi me më së shumti trashëgimi kulturore në UNESCO (41 deri më tani).

Arti[redakto | redakto tekstin burimor]

Piktura e Dante Alighieri

Piktura Italiane karakterizohet me ngjyra të ngrohta dhe dritë, siç dëshmojnë punimet e Caravaggios dhe Titianit, dhe preokupim me figura fetare. Piktura Italiane ka dominuar në Evropë për qindra vjet. Artistë të njohur gjatë kësaj kohe përfshijnë Michelangelo, Leonardo da Vinci, Donatello, Botticelli, Fra Angelico, Tintoretto, Caravaggio, Bernini, Titian dhe Raphael. Pastaj Italia provoi nënshtrim të vazhdueshëm nga fuqi të huaja që shkaktoi zhvendosje të vëmendjes tek çështjet politike, duke çuar deri te humbja e autoritetit artistik të saj në Evropë.

Letërsia[redakto | redakto tekstin burimor]

Me bazat e gjuhës Italiane mederne të themeluara nga poeti Dante Alighieri, vepra më e madhe e të cilit, Divina Commedia, konsiderohet si një ndër veprat më të mëdha të krijuara në Evropë gjatë kohës së Mesjetës ; shkrimtarët dhe poetët Giovanni Boccaccio, Giacomo Leopardi, Alessandro Manzoni, Torquato Tasso, Ludovico Ariosto, dhe Petrarch. Filozofë të rëndësishëm përfshihen Giordano Bruno, Marsilio Ficino, Niccolò Machiavelli, dhe Giambattista Vico. Figura letrare moderne janë : poeti nacionalist Giosuè Carducci më 1906, shkrimtari realist Grazia Deledda më 1926, autor i teatrit modern Luigi Pirandello më 1936, poetët Salvatore Quasimodo më 1959 dhe Eugenio Montale më 1975, autori teatral Dario Fo më 1997 etj.[1]

Pakicave[redakto | redakto tekstin burimor]

Itali ka disa pakicave të ndryshme. Ndër veriut janë gjermant dhe frëngjisht, në qendrore dhe jugore ka gjnde me origjinë shqiptare (arbëreshët), greke dhe sllave.

Burime të dhënash[redakto | redakto tekstin burimor]

  1. ^ All Nobel Laureates in Literature.

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]

 Commons: Italia – Album me fotografi dhe/apo video dhe material multimediale

Shoqatat kulturore shqiptare në Itali:

Shih edhe[redakto | redakto tekstin burimor]