Luigi Pirandello
| Luigi Pirandello |
|
| Ditëlindja: | 28 qershor 1867 |
|---|---|
| Vendlindja: | Agrigento, Itali |
| Ditëvdekja: | 10 dhjetor 1936 |
| Vendvdekja: | Romë, Itali |
| Nënshtetësia: | Italian |
| Zhanri: | Teatër, Poezi, Prozë |
Luigi Pirandello (28 qershor 1867, Agrigento, Itali, - 10 dhjetor 1936 Romë, Itali) ishte nje shkrimtar, dramaturg dhe poet italian. Fitues i Çmimit Nobel për letërsi për vitin 1934.
Biografia [redakto]
Pirandello, me prejardhje nga një familje e mirëqenë borgeze, lindi më 1967 ne provincën siçiliane te Agrigentos. Ashtu siç ka rrëfyer shpesh ne librat e tij, ka patur nje fëmijëri jo te lehtë per shkak te vështirësisë per te komunikuar me të rriturit. Vuante dhe nga pagjumësia. Pasi kreu studimet ne vendlindje, vazhdoi studimet universitare në Palermo dhe pastaj në Romë, dega filologji romane, studime që arriti ti përfundonte vetëm në Bonn të Gjermani-së.
Suksesi [redakto]
Kurorëzimi i Pirandellos si shkrimtar i mirëfillte erdhi bashkë me romanin e tij të parë, "Qe Mattia Paskal", i publikuar në 1904. Edhe pse kritika letrare nuk i dha shumë hapësirë, publiku e priti mirë shkrimtarin dhe vleresoi filozofine e tij të "maskave", e cila do ta shoqëroje gjatë gjithe veprave. Në vitet pas 1922 i dedikohet edhe teatrit, gjithmonë ne gershetim me nje ironi të hollë dhe nje pështjellim i sjelljes së njeriut, ne kërkim të së vertetës kaq relative dhe personale.
