Muharrem Cërabregu

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Prof. Dr. Muharrem Cërabregu, gjeografë - hartograf shqiptarë.

Biografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Prof. Dr. Muharrem Cërabregu u lind më 14.02.1945Pejë, ku kreu shkollen fillore dhe të mesme. Fakultetin Filozofik, dega e Gjeografisë, e kreu në vitin 1968Prishtinë, ndërkaq studimet pasuniversiatre i mbaroi në Fakultetin e Shkencave Mtemetike - Natyrore në Zagreb në vitin 1971. Gjithëashtu në këtë fakultet mbrojti edhe tezën e doktoraturës në vitin 1975 nga sfera e hartografisë. Punën e filloi si asistent në fakultetin Filozofik, Seksioni i Gjeografisë, në vittin 1970, pastaj u zgjodh ligjërues, docent dhe në vitin 1982 profesor inordinar për lëndën Hartografia, Gjeografia Matematike dhe Aerokozmofotointerpretimi.

Si bursist i fondacionit të Fulbrightit dy vite shkollore ( 1977/78 dhe 1984/85) qëndroi në SHBA me qëllim specializimi nga fusha e hartografisë dhe aerokozmofotointerpretimit. Ka marrë pjesë në shumë tubime shkencore dhe profesionale në qendrat ballkanike, evropiane dhe amerikane me punime dhe kumtesa.

Muharrem Cërabregu ka botuar më se 90 studime dhe artikuj dhe disa tekste universitare dhe botime të veçanta nga lëmia e hartografisë dhe e gjeografisë shoqërore.

Publikimet e tij më të rëndësishëmme janë:[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Kosova në hartat e vjetra – kontribut gjeografisë historike të kosovës ( 1977),
  • Hartografia (1978),
  • Aerokozmofotointerpretimi (1983),
  • Gjeo dhe hartolinguistika (1990),
  • Historical geography of Albania-kosova-Çamëria ( 1997),
  • Distortinism in Historiography (1996), etj.

Momentalisht jeton dhe punon në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.