Rumania

Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë

(Përcjellë nga Rumani)
Shko te: navigacion, kërko
România
Flamuri Rumania Emblema - Rumania
Flamuri Stema
Moto Kombëtare: e mbretit: Nihil Sine Deo (Asgjë pa Zotin)
Vendndodhja -Rumania

Rumania (rumanisht: România) është shtet në pjesën jug-lindore të Evropës. Kufizohet me Ukrainën dhe Moldavinë në veri-lindje, Hungarinë dhe Serbinë në perëndim dhe Bullgarinë në jug. Rumania ka dalje të ngushtë në Detin e Zi. Emri i saj supozohet të rrjedhë nga emri i qytetit antik,Roma apo nga emërtimet e perandorisë lindore romake, dhe tregohet nga gjurmët e ndryshme të ketë qenë koloni romake. Në antiken e vonshme, në kohen latine kjo pjesë thirrej Romania. Gjuhë zyrtare në Rumani është rumanishtja.

Tabela e përmbajtjeve

[redaktoni] Historia

Artikulli kryesor: Historia e Rumanisë

Historia e Rumanisë mund të ndahet nga historia e përgjithshme e kësaj hapësire që nga shekulli XIX (1862), kur dy principatat e Danubit, ajo e Moldavisë dhe e Vllahisë, përgjithmonë u bashkuan.

Sipas kushtetutës së nxjerr më 21 gusht 1965 Rumania ishte një Republikë Socialiste ndërsa më parë ishte Republikë Popullore. Organ kryesor në këtë kohë kishte Kuvendin e Madhë Kombëtar me 349 të dërguar që kishin mandatin katër vjeçar. Ky organ kishte edhe të drejtën mbi nxjerrjen e ligjeve. Sipas statutit ky kuvend duhej të takohej së paku dy herë në vit dhe duhej të zgjidhte 28 anëtarët të Këshillit me mandate prej katërvjeçare. Ky këshill përfaqësonte Kuvendin e Madhë Kombëtarë dhe merrte përsipër detyrat e kryetarit të shtetit, nxirrte dekrete e nxirrte ligje pa pasur të drejtë ndryshimi të Kushtetutës. Me ndryshimet e bëra më 1974 në kushtetutë, funksioni i krytarit të shtetit lidhej ngushtë me funksionin e presidentit të republikës. Kështu që presidenti i republikës tani kishte më shumë ente dhe të drejta nën kontrollin e tij.

[redaktoni] Politika

Politika e shtetit

Shiko edhe:

  • Marrëdhëniet e jashtme të ...

[redaktoni] Njësitë administrative

Artikulli kryesor : Njësitë administrative në Rumani

Rumania ndahet në 41 njësi administrative të quajtura judete (rumanisht: judeţe) dhe komunën e Bukureshtit (rumanisht: Bucureşti).

Njësitë administrative janë të radhitura sipas alfabetit:

Njësitë administrative në Rumani
Njësitë administrative në Rumani

[redaktoni] Gjeografia

Artikulli kryesorë : Gjeografia e shtetit

Sipërfaqja e përgjithshme e Rumanisë është 237,500 km2, shtrihet rreth koordinatave gjeografike 46 00 V, 25 00 L dhe 230,340 km 2 të kësaj sipërfaqeje janë tokë ndërsa 7,160 km 2 ujë.

Vija bregdetare e Rumanisë është 225 km e gjatë ndërsa kufiri tokësorë 2,508 km i gjatë.

Klima e Rumanisë është klimë e ndryshueshme, kryesisht me dimër të ftohtë e reshje bore dhe verë të ngrohtë me reshje shiu.

Pjesa qendrore e lugut të Transilvanisë është e ndarë nga rrafshi i Moldavisë në lindje me malet e Karpateve dhe nga rrafshi i Vllahisë me Alpet e Transilvanisë. Pika më e ultë e relievit (0m) gjendet përgjatë bregut të detit të Zi dhe ajo më e larta në lartësi mbidetare prej 2,499 metrave në vendin e quajtur Moldoveanu.

[redaktoni] Ekonomia

Ekonomia e shtetit

[redaktoni] Demografia

Përbërja etnike e popullsisë së Rumanisë (sipas numrimit të vitit 2002):

[redaktoni] Feja

Përqindja e besimtarëve të besimeve fetare të ushtruara në Rumani (sipas llogaritjes së vitit 2000):

[redaktoni] Kultura

[redaktoni] Kultura shqiptare në Rumani

Për shqiptarët në Rumani përkujdeset Liga e shqiptarëve në Rumani (Liga Albanezilor din România} e cila zhvillon aktivitete të ndryshme kulturore. [1]

[redaktoni] Të tjera

  • Telekomunikacioni
  • Transporti
  • Ushtria
  • Pushime

[redaktoni] Burimi i të dhënave

  1. ^ Amëza e Ligës Shqiptare në Rumani : alar.ro

[redaktoni] Lidhje të jashtme

Wikimedia Commons gjeni më shumë në artikullin:



Evropa Shtetet e Evropës Evropa

Andora · Austria · Azerbajxhani1 · Belgjika · Bjellorusia · Bosnja dhe Hercegovina · Britania e Madhe ( Anglia · Skocia · Uellsi · Irlanda Veriore ) · Bullgaria · Republika Çeke · Danimarka · Estonia · Finlanda · Franca · Gjermania · Greqia · Holanda · Hungaria · Irlanda · Islanda · Italia · IRJM · Kosova · Kroacia · Letonia · Lihtenshtajni · Lituania · Luksemburgu · Mali i Zi · Malta · Moldavia · Monako · Norvegjia · Polonia · Portugalia · Qipro2 · Rumania · Rusia1 · San Marino · Serbia · Shqipëria · Sllovakia · Sllovenia · Spanja · Suedia · Turqia1 · Ukraina · Vatikani · Zvicra

Teritore tjera : Akrotiri2 · Dhekelia2 · Ishujt Faroe · Gjibraltari · Guernsey · Jan Mayen · Jersey · Ishulli i Njeriut · Svalbard
1Shtet pjesërisht në Azi. 2 Gjeografikisht në Azi, por i konsideruar si shtet evropian për arsye historike dhe kulturore.

Në gjuhë të tjera