Islami në Rumani

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Xhamia Carol-I. në Constanța

Rumania shtrihet në Evropën Juglindore. Fqinjët e saj janë Bullgaria (në jug), Serbia (jug-perëndim), Hungaria (veri-perëndim), Ukraina (veri), Moldavia (lindje). Rumanishte i përket gjuhëve romane me disa forma arkaike dhe me fjalë sllavonike, turke, frënge dhe hungareze. Feja kryesore në Rumani është Ortodoksizmi Rumun (86,9 %), pastaj pasojnë Katolicizmi (5 %), Luteranizmi (1 %), Kalvinizmi (1 %), Pentekostalizmi (1 %), Baptizmi (0,5 %), Islami (0,3 %) dhe Judaizmi (0,04 %).

Rumania dhe Islami[redakto | redakto tekstin burimor]

Popullsia islame e Rumanisë, që është ose turke, ose tatare ose shqiptare, është e drejtimit sunit. Praktika e Islamit në Rumani është e lidhur me popullsinë turko-tatare të vendosur në këtë territor që nga shekulli 13. Kështu, më 1241, tatarët e Hordhis ë së Artë kishin fuqizuar pushtetin e tyre në disa zona pranë maleve Karpate. Ndërmjet 1262 dhe 1264, perandori bizantin Mikhail i 13-të, Pateologu, u dha të drejtë komandantëve turq Izettin Keyaus dhe Saru Saltak Dede të ngrinin kampe ushtarake në rajonin e Dobrogeas, me qëllim të mbrojtjes së kufijve të Bizantit nga sulmet e mundshme nga veriu. Kështu u shfaqën turqit në rrethinat e qytetit të sotëm të Babadagit.

Komunitetet e qëndrueshme islame në territorin rumun gjenden vetëm në shekujt 14-15, si pasojë e vendosjes së sovranitetit të Perandorisë Osmane mbi principatat rumune, por këto komunitete lulëzuan veçanërisht në Dobrogea dhe në disa qytete përgjatë Danubit.

Sot liria e besimit në Rumani garantohet me kushtetutë dhe këtyre feve u akordohen nga shteti ndihma në raport me numrin e besimtarëve. Një statistikë jozyrtare flet për 70.000 myslimanë turq, tatarë, shqiptarë etj., që jetojnë në rreth 80 komunitete në zona rurale e urbane. Sot në Rumani numërohen rreth 50 komunitete islame dhe 20 njësi më të vogla. Në Konstancë jetojnë 80 % myslimanë, në Tulcea 12 %, kurse të tjerët në qendrat urbane, si : Bukuresht, Braila, Galati, Kalarasi, Giurgiu, Otlenita, Turnu Severini etj. Komuniteti islam rumun numëron rreth 35 imamë.

Mbështetja materiale e komunitetit islam përbëhet nga donacionet e vetë besimtarëve, nga subvencionet e shtetit dhe të organizatave të huaja islame, nga shitja e librave dhe kartolinave, nga vizitat në qendrat historike islame etj.

Komuniteti islam i vendosur historikisht në Rumani (rreth 56.000 anëtarë sipas regjistrimit të 1992) është rritur nga të ardhurit e rinj, të cilët mund të jenë refugjatë, biznesmenë, studentë etj. Një statistikë jozyrtare e dhënë nga Lidhja për Islam dhe Kulturë në Rumani e çon këtë numër në 70.000 myslimanë : turq, tatarë, shqiptarë. Të cilët jetojnë në rreth 80 komunitete në zona rurale e urbane. Sipas regjistrimit të 1992 numri i tatarëve ishte 24.649 d.m.th. 0,11 % e popullsisë. Por, shoqatat tatare pretendojnë se shifra reale është mbi 55.000 persona. Ata jetojnë në Konstanca, Tulcea dhe Bukuresht. Numri i turqve në Rumani është 29.080, pra 0,13 % e popullsisë së përgjithshme rumune. Ata jetojnë në Tulcea, Nukuresht, Kalaria dhe Braila.

Xhamia e Mangalit në Rumani është xhamia më e vjetër ekzistuese

Sipas dokumenteve, viti 1595 është data që dokumenton vendosjen e shqiptarëve në trojet rumune. Shumë shqiptarë të shquar kanë dhënë kontributin e tyre për zhvillimin e shtetit rumun.

Sot, shqiptarët e Rumanisë përbëjnë një minoritet të konsiderueshëm. Ata kanë një gazetë, një shoqatë e cila mbron të drejtat e tyre dhe kanë të drejtën të kenë një përfaqësues në Parlament.

Një tjetër grup aktiv, që nuk lidhët me minoritetet tradicionale, është Liga Islame dhe Kulturore e Rumanisë, e cila u krijua në vitin 1990, si Asociacioni i Studentëve Myslimanë të Rumanisë, e cila ka si qëllim mbrojtjen e të drejtave të studentëve myslimanë dhe përhapjen e Islamit.

Kjo shoqatë është person juridik. Ajo u themelua nga studentët rumunë myslimanë para 14 vjetësh. Në mars të vitit 1999, kjo shoqatë u shndërrua në Lidhjen Islame dhe Kulturore të Rumanisë. Kjo shoqatë degët e saja i ka në Bukuresht, Timisoara, Isasa, Cluj-Napuca dhe Costanta. Objektivi kryesorë i kësaj Lidhjeje është prezantimi i fesë islame në shoqërinë rumune. Kjo lidhje kujdeset edhe për shtresat e pafavorizuara të shoqërisë.

Në Rumani vetëm 15 fetë e njohura nga shteti mund të mbajnë lëndë fetare në shkollat publike. Ndërkohë që ligji lejon arsimin në bazë të fesë së prindërve të nxënësve, minoritetet ankohen se nuk kanë mundur të mbajnë orë fetare në shkollat shtetërore. Sipas grupeve fetare minoritare, kjo ndodhë për shkak se priftërinjtë ortodoks janë ata që ua mohojnë mësuesve të feve tjera të japin mësim në ato shkolla. Në vitin 1995, pas një marrëveshje në mes të qeverive të Rumanisë dhe Turqisë u rihap seminari islam në Medgidija (i themeluar në vitin 1901, i mbyllur në vitet 60-ta).

Përveç myftiut, Bagas Sanghirait, në Rumani ekziston një këshill islam me 23 anëtarë, të cilët mblidhen rregullisht për të trajtuar probleme administrative dhe disiplinore që kanë të bëjnë me fenë. Klerikët islam të Rumanisë përfshijnë hatibët, imamët dhe myezinët. Sot, vendi ka 35 imamë, të cilët janë edhe haxhi. Asetet e komunitetit islam bazohen në kontributet vullnetare nga anëtarët, donacionet dhe ndihmat shtetërore, nga shitjet dhe të ardhurat nga vizitat në objektet historike.

Organizata joqeveritare islam[redakto | redakto tekstin burimor]

Me gjithë numrin e madh të organizatave joqeveritare që përfaqësojnë komunitetin islam në katalogët e OJQ-ve të pakta janë ato organizata që funksionojnë plotësisht. Nga njëra anë këto organizata janë përfaqësuese të komuniteteve minoritare (turke e tatare) dhe kanë përparësinë e përfaqësimit në parlament, njohjen e të gjitha të drejtave kushtetuese, përdorimin e gjuhës amtare në administratën publike etj.

P.sh. Unioni Demokratik i Myslimanëve Turq është krijuar në vitin 1990 me qëllim të veprimit si një organizatë ë etnike fetare e popullsisë turko-tatare në Rumani. Më pastaj kjo organizatë u nda në dysh, në Unionin Demokratik Turk dhe Unionin Demokratik të Turqve dhe Tatarëve Myslimanë.

Në vitin 1990, vetëm në Dobrogea gjendeshin 238 xhami, ndërsa sot në Rumani ka rreth 77 vendnamaze, prej të cilave një xhami në Konstanca. Por Rumania ka edhe monumente historike që lidhe me trashëgimin islame në këtë vend, si xhamia qendrore dhe xhami Hunchiar, që gjendet në Kostanca, xhamia Esmahan Sulltan në Mangalia, xhamia e Medfidias, Harsovas, Amazeceas, Babadagut dhe Tulceas.

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]