Tivari
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
Tivari është vendbanim dhe qendër e njësisë administrative në Mal të Zi.
Tabela e përmbajtjeve |
[redakto] Pak histori
Ekspedita të ndryshme të arkeologëve kanë vërtetuar se sipërfaqja e qytetit dhe rrethinës së tij kanë qenë të populluara që në parahistori. Materialet e gjetura tregojnë prezencën e Ilirëve. Mendohet se qyteti është ndërtuar mbi apo në afërsi të qytetit të lashtë të njohur si Antipargal në shekullin e VI. Emrin Antibarium (Përballë Barit në Itali) duket të jetë përmendur rreth shek. X.
Duket se shumë sundues të Dioklesë kanë përdorur këtë qytet si seli të tyre. Kështu sunduesi i parë i Dioklesë Mihali e ka konfirmuar kurorëzimin në këtë qytet sikurse më vonë Bodini.
Nga 1166 deri më 1183 qyteti ishte në duar të bizantinëve nga të cilët Stefan Nemanja e kishte marr dhe bashkangjitur së bashku me Zetën sundimit të tij në Rashkë. Nga viti 1443 deri 1571 qyteti administrohej kryesisht nga Venedikasit. Gjatë mesjetës ishte qendër e bregdeti jugorë dhe kishte një status qytet-shteti deri sa më 1571 bie nën sundimin otoman i cili sundim zgjatë deri më 1878.
Shkencëtari njohur italian Gjuliem Marqoni vendosi lidhjen e par telegrafike në mes ë Tivarit dhe Antibarit më 30 gusht 1904 dhe më 1908 për herë të parë futet në përdorim linja hekurudhore cila e bënte këtë qytet ndër qytet e para të lidhura me hekurudhë në Ballkan (1913).
Tivari ishte po ashtu ndër qytete e para (13 qershor 1941) në Mal të Zi ku shkrepi pushka për të luftuar fashistët.
Që nga lufta e dytë botërore e deri në ditët e sotshme qyteti është në përbërje të Republikës së Malit të Zi dhe është qendër komunale.
[redakto] Ekonomia
[redakto] Demografia
Sipas regjistrimit të populsisë së vitit 2003 , komuna e Tivarit ka pasur 40.037 banorë, të vendosur në 83 vendbanime.
Përbërja nacionale:
- Malazez - 18.919 (47,25)
- Serbë - 11.084 (27,68)
- Shqiptarë - 3.046 (7,60)
- Myslimanë - 2.575 (6,43)
- Boshnjak - 919 (2,29)
- Kroat - 259 (0,64)
- të pa përcaktuar - 1.584 (3,95)
- tjerë - 1.651 (4,16)
Përbërja fetare:
- ortodoks - 23.855 (59,58)
- mysliman - 11.036 (27,56)
- katolik - 3.101 (7,74)
- të tjerë - 192 - (0,47)
- të pa përcaktuar - 789 (1,97)
- nuk besojnë - 417 (1,04)
- të panjohur - 647 (1,64)
Gjuhët:
- serbisht - 24.138 (60,28)
- malazezisht - 10.235 (25,56)
- shqip - 3.505 (8,75)
- boshnjakisht - 286 (0,71)
- kroatisht - 161 (0,40)
- boshnjake - 110 (0,27)
- tjera dhe të panjohura - 1.602 (4,03)
[redakto] Kultura
[redakto] Politika
[redakto] Shih edhe
[redakto] Lidhje të jashtme
Arbëneshi | Bartulla | Besa | Belishi | Boboshti | Boljeviqi | Bukoviku | Braqeni | Bregu | Bërca | Burtaishi | Boshnjaci | Brisku i Sipërm | Bërqeli i Epërm | Bërqeli i Poshtëm | Brisku e Poshtëm | Skjea | Celuga | Dabeziqi | Dedaj | Ujëmira | Pecaj | Dupilo | Gluhi Do | Godenji | Gërdoviqi | Gorana e Vogël | Guri i Zi (Tivar) | Gjengjinoviqi | Gjuraçi | Gjurmani | Nrekaj | Komarno | Gështenja | Kërnica | Krushevica | Kunja | Ljarja | Limjani (Tivar) | Lukaj | Mikuliqi i Vogël | Bujgëri | Martiqi | Maçuga | Milevci | Muriqi i Epërm | Muriqi i Poshtëm | Mikuliqi i Madh | Mishiqi | Orahova | Ovtoqiqi | Ostrosi i Madh | Ostrosi i Vogël | Papani | Pelinku | Pinçi | Peçurica | Podi | Polja | Popratnica | Seoza | Sozina | Sotoniqi | Sustashi | Spiçi | Shushani | Thtjani | Tërnova | Tivari | Tivari i Vjetër | Tomba | Tomiqi | Tugjemili | Turçini | Utërga | Vëllimbushi | Gorana e Madhe | Katundi I Madh | Virpazari | Zagragja | Zalefi | Zankoviqi | Zgrade | Zupci
| Ky artikull nga Gjeografia është një faqe cung. Mund të ndihmoni Wikipedian duke e përmirësuar. |