Gjeografia e Malit të Zi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
000 Serbia dhe Mali i Zi.PNG
H U N G A R I A
R U M A N I A
BULLGARIA
K O S O V A
MAQEDONIA
SHQIPËRIA
KROACIA
BOSNJA
dhe
HER CEGOVINA
V o j v o d i n a
P a s h a l u k u
i
S e r b i s ë
R a s h k a
S a n x h a k u
T o p l i c a
Mali i Zi
redaktoni hartën

Mali i Zi ndodhet në pjesën jugore të Evropës. Mali i Zi shtrihet në pjesën jug-perëndimore të Serbisë, në veri të Shqipërisë dhe ka dalje në detin Adriatik, që ia rritë vlerën pozitës gjeografike të këtij vendi të vogël, kryesisht malor.

Përmbajtja

Relievi [redakto]

Mali i Zi karakterizohet me male të larta dhe rrafshnalta të larta, lugina të thella lumore dhe me gropën tektoniko-kartike të Liqenit të Shkodrës. Pjesa lindore dhe qendrore janë më të larta, kurse bregdeti është i ngushtë dhe më i ulët dhe shtrihet prej grykës së Bokës së Kotorit e deri te lumi Buna në kufi me Shqipërinë.

Klima [redakto]

Klima e Malit të Zi ndryshon varësisht nga relieve dhe afërsia e detit, prej asaj malore, kontinentale, e ndryshuar mesdhetare në fushën e Podgoricës dhe mesdhetare në begdet.

Hidrografia [redakto]

Mali i Zi ka disa lumenj: Moraça: Limi, Tara, Piva, Zeta, Cemi (Cijevina), Cërnojeviq Reka. Liqeni i Shkodrës i takon Malit të Zi dhe Shqipërisë, është liqeni më i madh në Gadishullin Ballkanik dhe ka prejardhje tektonikeo-kartstike, kurse liqeni i Plavës ka prejardhje glaciale-morenike. Mali i Zi ka edhe shumë liqene të tjera glaciale në malet e larta dhe kanë vlerë turistike dhe edukative.

Flora e fauna [redakto]