Bregdeti
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
| Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. Ju lutemi ndihmoni edhe ju në përmirësimin e këtij artikulli. |
Bregdeti apo Bregu është emri shqip i asaj që njihet me termin Riviera shqiptare është një zonë me një identitet të vetin në kulturën dhe natyrën rajonale shqiptare. Fillon nga Llogaraja dhe mbaron në hyrje të Sarandës.
Veçoria dalluese është se ajo përbehet vetëm prej malesh dhe detit, diellit dhe klimës së ëmbël, ullishtave dhe aromës së agrumeve. Ky bregdet karakterizohet përgjithësisht nga male dhe vargmale, që bien pjerrtas nga ana perëndimore me shpate të rrepte.
Në këtë zonë bëjnë pjesë një seri fshatrash e qytezash si Borshi, Lukova, Qeparoi, Vunoi, Himara.