Dialekti

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Dialekti (nga greq. dialegomai: bisedë me njëri-tjetrin) është një variant i një gjuhe, i cili përdoret nga një pjesë e popullsisë së një vendi, por që kuptohet edhe nga folësit e tjerë të kësaj gjuhe. Dialektet e një gjuhe dallojnë nga njëri-tjetri nga disa veçori leksikore, sintaksore ose zanore.

Në përgjithësi dallojmë dy lloje dialektesh:

  1. dialektet krahinorë, që studiohen nga dialektologjia.
  2. dialektet shoqërorë, që studiohen nga socio-gjuhësia.

Gjuha Shqipe ka dy dialekte, gegë dhe toskë, të cilët kanë në vetvete disa nëndialekte apo variante të të folurit. P.sh. në dialektin gegë, kemi nëndialektin e Shkodrës, nëndialektin e Dibrës, etj.