Sterjo Spasse

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Sterjo Spasse (lindi më 1914Gollomboç, vdes në 1989Tiranë) është shkrimtar shqiptar.

Jeta[redakto | redakto tekstin burimor]

Sterjo shkollën fillore e kreu në Korçë, ndërsa shkollën Normale në Elbasan. Një kohë punoi si mësues. Më vonë vazhdoi studimet e larta për pedagogji në FirencëItalisë dhe mandej për letërsi në Bashkimin Sovjetik. Mbas Çlirimit një kohë punoi në revistat pedagogjike dhe letrare : "shkolla e re", "Arsimi popullor", "Literatura jonë", "Nëntori", etj. Punoi edhe pranë Lidhjes së Shkrimtarëve dhe të Artistëve të Shqipërisë. Ndërsa kohën e fundit e kaloi në Tiranë, si shkrimtar me profesion të lirë.

Vepra[redakto | redakto tekstin burimor]

Veprimtaria letrare e Serjo Spasses është e shumëllojshme. Shkroi punime pedagogjike, tekste shkollore u muar me përkthime, shkroi artikuj të ndryshëm, monografi, tregime, romane etj. Veprimtaria e tij, sidomos ajo letrare zë fill që na vitet tridhjetë të shekullit të kaluar. Kjo ishte një periudhë në të cilën Sterjo Spasse u dallua me krijiet e veta, sidomos në fushën e tregimit dhe atë të romanit. Ai ka botuar katër përmbledhje tregimesh :"Kuror rinie" (1934), "Në krahët e një femre" (1934), "Nusja pa duvak" (1944) dhe "Të fala nga fshati" (1958) si dhe dhjetë romane : "Pse ?" (1935), "Afërdita" (1944), "Ata nuk ishin vetëm" (1952), "Afërdita përsëri në fshat" (1954), "Buzë liqenit" (1965), "Zjarre..." (1972), "Zgjimi" (1973), "Pishtarë" (1975), "Ja vdekje ja liri" (1978), dhe "Kryengritësit" (1983).

Redaksia e Botimeve "Rilindja" i botoi më 1968 një komplet veprash në shtatë vëllime, ndërsa herë pas here i ka botuar vepra të ndryshme.[1]

Kryevepra e Sterjo Spasses është "Pse" (1935)

Veprat[redakto | redakto tekstin burimor]

Burimi i të dhënave[redakto | redakto tekstin burimor]

  1. ^ STERJO SPASSE Nga jeta në jetë PSE ?!...,fq. 211 - (Shënime për autorin), botimi i dytë, Redaksia e Botimeve "RILINDJA", Prishtinë 1986.