Haki Stërmilli

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Haki Stërmilli

Haki Stermilli (1895 - 1953) ishte shkrimtar patriot dhe demokrat. Lindi në Dibër të Madhe ku mori mësimet e para, kreu gjimnazin turk në Manastir. Në vitet 1920-1924 hyri në lëvizjen demokratike dhe u bë një ndër drejtuesit e shoqërisë "Bashkimi". Pas dështimit të Revolucionit Demokratiko-Borgjez të qershorit 1924 si emigrant politik në Bashkimin Sovjetik, Itali, Austri, Jugosllavi e gjetkë, e vijoi luftën kundër regjimit zogolian dhe bashkëpunoi në faqet e "Lirisë kombëtare" dhe "Federacioni Ballkanik". Më 1930 policia jugosllave ua dorëzoi autoriteteve të Ahmet Zogut që e dënoi me burgim. Haki Stërmilli mori pjesë si partizan në Luftën ANÇ, ishte anëtar i KANÇ-it. Haki Stermilli-ishte kryengrites i lufterave te dibres.

Veprimtaria[redakto | redakto tekstin burimor]

Hapat e parë në letërsi i bëri në fillim të viteve 20, me dramat ("Dibranja e mjerueshme", 1923, "Dashuni e besnikri"1923, etj.), në të cilat i bëhet jehonë luftës heroike të dibranëve kundër shovinistëve serbë. Shkroi edhe librin "Burgu" (1935). Vepra e tij më e shquar është romani "Sikur t'isha djalë" (1936), ku kritikohen rreptë despotizmi familjar, normat e moralit sundues që ndrydhnin personalitetin e femrës shqiptare. Romani u prit mirë nga shtresat demokratike dhe shpejt u bë një nga veprat më të lexuara të kohës. Më 1968 u botua romani "Kalorësi i Skënderbeut". Në të dy këto vepra autori ka bërë përpjekje për një pasqyrim me vërtetësi të jetës, por nuk i ka shpëtuar një fryme sentimentaliste. Problematika e re e gjeti pasqyrimin në dramën për fëmijë "Trashëgirntarët tanë" (1950), ku trajtohet pjesëmarrja e fëmijëve krahas të mëdhenjve në luftën kundër zgjedhës fashiste. Mbajti një ditar që u botua me titullin "Shtigjeve të lirisë" (1966), me vlera njohëse e letrare. Në të autori rrëfen për ngjarje të rëndësishme të historisë së Luftës ANÇ në vitet 1943-1944, për patriotizmin dhe heroizmin e popullit. Haki Stërmilli la të papërfunduara disa vepra letrare e historike. Veqoria themelore e prozës së këtij autori është lidhja me temat sociale dhe mbështetja në ndjeshmëri sentimentale ku : -Në rastine e parë ; apo lidhja me temat e së kaluarës kombëtare, -Në rastin e dytë ; Autori gjithnjë kërkon një moral njerëzor në raportin në mes njerëzve në familje e në shoqëri. "Stërmilli" bashkë me "Spasen" Janë krijuesit e romanit socialnë letërsinë shqipe të viteve të '30-ta.

Veprat[redakto | redakto tekstin burimor]

Wikisource ka një koleksion punimesh të Autorit :