Martin Camaj
| Martin Camaj | |
| Ditëlindja: | 21 korrik 1925 |
|---|---|
| Vendlindja: | Temal, Dukagjini |
| Ditëvdekja: | 12 mars 1992 |
| Vendvdekja: | München, Gjermani |
| Nënshtetësia: | Shqiptar |
Martin Camaj lindi në Temal të Dukagjinit më 21 korrik të vitit 1925; vdiq më 12 mars të vitit 1992 në Mynih. Ishte shkrimtar dhe albanolog, një figurë e madhe e letrave dhe pedagogjisë shqipe.
Përmbajtja |
[redakto] Jetëshkrimi
Në Shkodër, në Kolegjin Jezuit mori edukatë klasike dhe më tej studjoi në Beograd ku studioi romanistikën, por mori mësime edhe nga teoria e letërsisë dhe gjuhët sllave. Në verën e vitit 1956 largohet edhe nga Jugosllavia dhe shkon në Itali për studime pasuniversitare. Në Romë doktorohet dhe drejton revistën “Shejzat” si kryeredaktor, nën përkujdesjen e Ernest Koliqit. Këtu njihet më përseafërmi me botën arbëreshe, dhe nis e mëson shqip. Në Romë ndjek rrethet letrare të këtij qyteti, ku njihet edhe me autorët emigrantë nga vende të ndryshme lindore, rusë, rumunë dhe sidomos me poetë balltikë. Ishin të gjithë anëtarë të një PEN-klubi me qendër në Londër.[1]. Nga Italia largohet në vitin 1961 dhe vendoset në Munih të Gjermanisë, ku bëhet profesor i studimeve albanologjike. Në Munih, ai ligjëron letërsinë shqiptare deri në vdekje,. Është përfshirë thuajse në të gjitha antologjitë dhe veprat ku flitet për shkrimtarët shqiptarë.
Kërkimet akademike të Camajt u përqëndruan në gjuhën shqipe dhe dialektet, në veçanti të atyre në Italinë jugore. Veprimtaria e tij letrare në harkun 45 vjeçar ka disa shkallë zhvillimi. Ai e nisi me poezinë, zhandër mbas të cilit i mbeti besnik gjithë jetën, kurse gjatë viteve të fundit u përqendrua shumë tek proza. Vëllimi i tij i parë me varg klasik "Nji fyell ndër male", Prishtinë 1953 (Një fyell ndër male), dhe "Kânga e vërrinit", Prishtinë 1954 (Kënga e lëndinave), u frymëzuan nga banorët e zonave ku lindi, malësorët e veriut, mbas të cilëve qëndroj shumë i afërt shpirtërisht edhe mbas shumë e shumë viteve në mërgim dhe pamundësia për t'u kthyer. Këto u ndoqën nga "Djella", Romë 1958, një novelë me disa vargje mbi dashurinë e një mësuesi me një vajzë të re. Përmbledhja e poezive "Legjenda", Romë 1964 dhe "Lirika mes dy moteve", Munich 1967, kishte disa poezi nga "Kânga e vërrinit", që u ribotuan në "Poezi" 1953-1967, Munich 1981. Vargu i pjekur i Camajt reflekton ndikimin e lëvizjes hermetike të poetit italian Giuseppe Ungaretti (1888-1970). Karakteret metaforike dhe simbolike të gjuhës së tij rriten me kohën, siç ndodh edhe me rangun e temave poetike të tij. Një përzgjedhje e poezive të tij e përkthyer në Anglisht nga Leonard Fox në vëllimet "Selected Poetry", New York 1990 (Poezi të zgjedhura), dhe "Palimpsest", Munich & New York 1991.[2]
[redakto] Tituj të veprave
- Nji fyell ndër male - Prishtinë 1953
- Kanga e vërrinit - Prishtinë 1954
- Djella (novelë) - Romë 1958
- Legjenda - Romë 1964
- Lirika mes dy moteve - Munih 1967
- Poezi (1953-1967)- Munih 1967 [3]
- Njeriu më vete dhe me të tjerë - 1978 [3]
- Poezi 1981 [3]
- Drandja (proza poetike)- Munih 1981 [3]
- Rrathë (novelë) - 1981
- Shkundullima - 1985
- Karpa [3] (novelë)- 1987
- Poezi 1981
- Tingujt e parë
[redakto] Botimet dygjuhësore
- Poezi (shqip-italisht)- 1985
- Me pendlat e korbit të bardhë (shqip-gjermanisht)
[redakto] Të tjera
- Meshari i Gjon Buzukut - Romë, 1960
- Tekst mësimor i gjuhës shqipe - Wiesbaden 1969
- E folmja shqipe në provincën e Avelinos - Firence 1971
- Antologjia: Këngë shqiptare - Dusseldorf 1974
- Gramatika shqipe - Wiesbaden 1984
[redakto]
- ^ Shkurt mbi M. Camen
- ^ (Anglisht) Letërsia shqiptare
- ^ a b c d e Gjovalin Shkurtaj dhe Enver Hysa : Gjuha Shqipe për të huajt dhe shqiptarët jashtë atdheut