Dhimitër Xhuvani
| Dhimitër Xhuvani | |
| Emri | Dhimitër |
| Mbiemri | Xhuvani |
| Lindur më | 1934 |
| Lindur në | Pogradec |
| Vdiq më | 19 tetor 2009 |
| Vdiq në | Tiranë |
| Kombësia | shqiptare |
| Profesioni | shkrimtar |
Dhimitër Xhuvani lindi më 1934 në Pogradec. Studioi letërsi në Tiranë dhe në Institutin e Letërsisë "Gorki" të Moskës. Vdiq në Tiranë më 19 tetor 2009. Ishte djali i mësuesit të nderuar elbasanas Kostaq Xhuvanit.
Në vitin 1944 familja e tij shpërngulet nga qyteti, kur ushtria gjermane vjen në Pogradec dhe ikën muhaxhir në Mokër, ku qëndron deri në çlirimin e vendit, dhe kthehet në Elbasan.
Dhimitri pas shkollës së mesme mjekësore punon në spitalet rurale të Gramshit, Librazhdit, Cërrikut, Peqinit. Shkëputet nga mjekësia dhe vazhdon studimet e larta në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë në Tiranë dhe më pas studion në Institutin "Gorki" të Moskës. Krahas punës së shkrimtarit, ushtroi edhe profesionin e mësuesit, gazetarit, redaktorit, montatorit, elektricistit, saldatorit.
Është fitues i shumë çmimeve letrare si dhe laureat i "Çmimit të Republikës", proza e tij është përkthyer në disa gjuhë si në italisht, frëngjisht, anglisht, rusisht, në gjuhën kineze dhe japoneze.
[redakto] Tituj të veprave
- Kambanat e fundit (1958) [1]
- Midis dy netëve (1962) [1]
- Tuneli (1966) [1]
- Përsëri në këmbë (1970) [1]
- Fan Smajli (1971) [1]
- Zgjimi i Nebi Surrelit (1976) [1]
- Do të jetojmë ndryshe (1979) [1]
- Vdekja e zotit Kaloti (1981) [1]
- Bota ime (1984) [1]
- Dashuri e harruar, 2007
