Fatos Kongoli

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Fatos Kongoli
Fotoporteti
Emri Fatos
Mbiemri Kongoli
Lindur më 1944
Lindur në Elbasan
Kombësia shqiptare
Shtetësia shqiptare
Profesioni shkrimtar, matematikan


Fatos Kongoli lindi më 12 Janar 1944Elbasan, është prozator, redaktor dhe matematikan shqiptar.

Fatos Kongolli ka studiuar për matematikë, pjesërisht në Pekin, pjesërisht në Tiranë, ku është diplomuar në vitin 1967. Ka punuar për një kohë të gjatë si gazetar letrar dhe redaktor në Shtëpinë Botuese "Naim Frashëri". Është autor i një vargu librash. Librat e Kongolit janë botuar në Francë, Itali, Zvicër, Greqi, Gjermani, Poloni, Sllovaki, Bullgari e Serbi, me jehonë në disa nga gazetat dhe revistat më të mëdha evropiane si Le Monde, Le Figaro, La Stampa, Le Temps, Le Soir, L'Express, Magazine Littéraire, Der Tagesspiegel, etj. Është tri herë fitues i çmimit vjetor për librin më të mirë në prozë dhënë nga Ministria e Kulturës (1995, 2000, 2002), si dhe i çmimit Velia (2000). Është fitues i çmimit dërkombëtar "Balkanika"-2002. Është fitues, gjithashtu, i çmimit më të lartë letrar në Shqipëri "Penda e Artë" (2004). Shoqata e Botuesve Shqiptarë e ka vlerësuar me çmimin "Shkrimtari i vitit" për 2006-ën, ndërsa romani "Lëkura e qenit", përkthyer në gjermanisht, u shpall libri i muajit qershor 2006 në Gjermani. [1]

Përmbajtja

[redakto] Tituj të veprave

Fatos Kongoli

[redakto] Komente mbi veprat e Fatos Kongolit

Romani i parë i Fatos Kongolit "NE TË TRE", padyshim, mbetet nje kryevepër, që nuk mund të zbehet, edhe pse është shkruar shumë vite më parë. Ju preferoj ta lexoni dhe të bindeni vetë. Kongoli, është një shkrimtar i madh, duhet të mburremi që e kemi!

[redakto] Referencat

[redakto] Lidhje të jashtme

Mjete vetjake
Hapsirat e emrit

Variante
Veprimet
Shfleto
Printo/eksporto
Mjete
Në gjuhë të tjera