Çmimi Jeruzalem

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Çmimi Jeruzalem për Lirinë e Individit në Shoqëri është një çmim letrar bienal, që ndahet për autorë, veprat e të cilëve trajtojnë temën e lirisë së njeriut në shoqëri. Ndahet në Panairin Ndërkombëtar të Librit në Jeruzalem, dhe fituesit, zakonisht mbajnë një fjalim gjatë pranimit të çmimit. Çmimi është në vlerë prej $10,000, një sasi modeste që "pasqyron se asnjëherë nuk ka qenë qëllimi të jetë më tepër se një shumë simbolike." Çmimii inaugural i vitit 1963, iu nda Bertrand Russell-it i cili kishte fituar Çmimin Nobel në vitin 1950. Octavio Paz, V. S. Naipaul, J. M. Coetzee dhe Mario Vargas Llosa të gjithë fituan Çmimin Jeruzalem para se të fitonin Nobelin.

Lista e Laureates[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Viti Emri Vendi Gjuha(s)
1963 Bertrand Russell Britania e madhe anglisht
1965 Max Frisch   Zvicër gjermanisht
1967 André Schwarz-Bart   Francë frëngjisht
1969 Ignazio Silone   Itali italisht
1971 Jorge Luis Borges   Argjentinë spanjisht
1973 Eugène Ionesco   Rumani /   Francë frëngjisht
1975 Simone de Beauvoir   Francë frëngjisht
1977 Octavio Paz Meksikë spanjisht
1979 Isaiah Berlin Perandoria Ruse / Britania e Madhe anglisht
1981 Graham Greene Britania e Madhe anglisht
1983 V. S. Naipaul Trindadi dhe Tabago / Britania e Madhe anglisht
1985 Milan Kundera Çekosllovaki /   Francë çekisht / frëngjisht
1987 J. M. Coetzee Afrika e Jugut /   Australi anglisht
1989 Ernesto Sabato   Argjentinë spanjisht
1991 Zbigniew Herbert Poloni polonisht
1993 Stefan Heym Gjermani gjermanisht / anglisht
1995 Mario Vargas Llosa Peru /   Spanjë spanjisht
1997 Jorge Semprún   Spanjë frëngjisht / spanjisht
1999 Don DeLillo SHBA anglisht
2001 Susan Sontag SHBA anglisht
2003 Arthur Miller SHBA anglisht
2005 António Lobo Antunes Portugali portugeze
2007 Leszek Kołakowski Poloni polonisht
2009 Haruki Murakami   Japoni japonisht
2011 Ian McEwan Britania e Madhe anglisht
2013 Antonio Muñoz Molina   Spanjë spanjisht
2015 Ismail Kadare   Shqipëri shqip
2017 Karl Ove Knausgaard Norvegji norvegjisht

Referimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]