Marko Boçari

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Marko Boçari

Marko Boçari ishte një kapiten suliot i luftës guerrile dhe Hero i Revolucionit Grek që kishte pjesëmarrje të madhe të arvanitëve. Marko Boçari është një ndër figurat kombëtare më të nderuara për grekët, dhe portretet e tij mbushin shpesh klasat, zyrat e administratës e të qeverisë dhe baraka ushtarake; pa llogaritur fare se ai vinte nga fiset me gjak të pastër shqiptar të Sulit.

Prejardhja[redakto | redakto tekstin burimor]

Marko Boçari lindi në një nga fiset udhëheqëse të Sulit1790, në Epir. I ati ishte Kiço Boçari, dhe e ëma Krisulla, e bija e Joyi Papa-Zotit. Më 1795 familja e Markos braktisi fshatin Sul dhe u shpërngul në Paliohari Kokolakos të Sulit, i cili, për këtë arsye mban emrin Paliohari i Boçarit ose Paliohari Lakos i Boçarit, 4,5 orë me këmbë larg Sulit. Shkak i kësaj shpërnguljeje ishte hidhërimi që solli shkarkimi i Jorgo Boçarit, gjysh i Markos dhe udhëheqës i fisit të Boçarëve, nga dëtyra e komandantit të suljotëve, pas zgjedhjes së 19 vjeçarit Foto Xhavella në postin e komandantit. Gjatë viteve që pasuan, Jorgo Boçari u shpërngul me gjithë fisin e tij nga Suli në Vulgarel, që i u dha në dorëzim nga Ali Pashai i Janinës, dhe Markoja jetoi atje deri më 22 dhjetor 1803, kur fisi i Boçarëve dhe suljotëve të tjerë që kishin gjetur strehë n'atë vend dhe arrinin gjithsej deri në 1148 vetë, nga frika se mos i sulmonte ushtria e Ali Pashës u vendosën në shkrepat e Selcës së Agrafëve. Me 20 prill 1804 i bënë ballë sulmit që prisnin dhe pas një rrethimi tremujor patën fund të dhimbshë. Pjesa më e madhe e suljotëve u vranë e u zunë robër. U zu rob i plagosur dhe Noti Boçari, vëllai i t'atit të Markos, të cilin Aliu e mbylli në kështjellën e Këlcyrës dhe, më vonë, kur e la të lirë, shkoi e u strehua në Korfuz. Kësaj katastrofe i shpëtuan 52 vetë, e dy prej tyre ishin Markua, atëherë 14 vjeçar, me t'atin e tij, të cilët nepërmjet Pargës, u hodhën në Korfuz, bashkë me suljotë të tjerë që kishin gjetur strehë në Pargë pas shkatërrimit të Sulit. Jeta e Suljotëve në Korfuz ishte e mjerë, por më mirë le të lexojmë çfarë thuhet në kujtimet e shkruara të luftëtarit suljot S.Cipi:

Suljotët këtu në Qerqira ishin katandisur në kulm të varfërisë dhe shumë herë as bukë nuk kishin të hanin. Kapedanët tanë më të mirë bënin fshesa dhe i shisnin, sa për të ngrënë bukën e zezë! Fatkeqsitë, uria, kishin dëtyruar shumë prej tyre të bëheshin hajdutë, që të jetonin" (fq.113)

Në Korfuz Markua u martua me Krisulla Kallogjerin, me të cilen pati edhe 4 fëminj. Në Korfuz shkruan atë që ai quan "Fjalor i greqishtes dhe i arvanites së thjeshtë", me ndihmesën e t'atit, xhaxhait, e të vjerrit. Në majin e 1819-ës dorëshkrimi i Fjalorit të Markos u dorëzua në biblioteken Kombëtare në Paris nga Pouqueville-i. Dhe në fletën e parë është shkruar në frëngjisht me shkrim dore:

«Ce lexique est ecrit de la main de Marc Botzari á Corfou devant moi. Pouqueville.»

Është e mundshme që konsulli francez në Janinë në kohë t'Ali Pashës, të ketë marrë leksione shqipeje nga Markua. Markoja mësoi n'Universitetin e Korfuzit, të hapun nga grekofili lordi Guilford, shkollë e njohun nga grekët si "Akademia e Jonit". Është e mundur që në 24 faqjet e para të fjalorit të Markos të ketë pasur ndonjë lavdërim për anglezët, faqje që janë zhdukur apo censuruar ndoshta nga Pouqueville-i që ishte përfaqsues e flamurtar i interesave franceze në rajon. Markoja i jepte mësime greqishteje ushtarëve të regjimentit që kishin formuar francezët në Korfuz me burra epirotë e maroitë (emigrantë nga Morea). Në 1813 jetonte në Janinë, jo si pend i Ali Pashës por si qytetar i lirë, me t'atin, për të cilin S.Cipi shkruan se "shkonte në Vulgarel, për të mbledhur taksat që i paguheshin n'ato vende"(fq.114), e u vra n'Artë nga Gogo Bakola.[1]

Marko Boçari u vra duke luftuar më 9 gusht 1823Karpenis.

Vdekja e Marko Boçarit - Ludovico Lipparini - Museu i Triestes

Burimet[redakto | redakto tekstin burimor]

  1. ^ "Fjalori i Marko Boçarit", Niko Stilos