Shtetësia

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Shtetësia është dokument zyrtar me të cilinin përcaktohet përkatësia shtetërore e individëve.

Nocioni i shtetësisë paraqet lidhjen juridike të qytetarit me shtetin. Qytetarët të cilët gëzojnë të drejta dhe detyrime (lojalitetin, gëzimin e të drejtave politike, ushtrimi i shërbimit ushtarak, gëzimi i mbrojtjes shtetërore për qytetaret jashtë shtetit, mbrojtjen e vendit, të drejtën e ekstradimit etj.) dhe i nënshtrohen jurisdiksionit shtetëror quhen shtetas. Qytetarët të cilët gëzojnë të drejta private-civile dhe gëzojnë imunitetin personal, jo edhe autorizime dhe obligime të tjera janë qytetarë joshtetas. Shtetësia mund të fitohet në mënyra të ndryshme: a) kur prindërit (paraardhësit) kanë lindur në atë shtet (jus sanguinis), b) kur lind në atë territor të atij shteti (jus soli), c) martesa me një shtetas të atij vendi (jure matrimonii), dhe d) natyralizmi, ku individë të cilët nuk kanë lidhje me atë shtet mund të fitojnë shtetësi nëse qëndrojnë për kohë të caktuar në atë shtet dhe i`u nënshtrohen disa testeve përkatëse. Humbja e shtetësisë mund të bëhet sipas kushteve që i parasheh ligji, siç është largimi apo mohimi i shtetësisë dhe marrja e saj, si dhe kur territori i një shteti kalon ne territorin e shtetit tjetër, gjegjësisht, bëhet territor i shtetit tjetër. Me këtë rast të gjithë ata individë të cilët janë shtetas të atij shteti që tashmë ka kaluar në dorën e shtetit tjetër bëhen shtetas iso facto -- nënshtetas. Njerëzit mund të kenë dy apo më shumë shtetësi, gjithashtu, për fat të keq ka edhe të tillë që nuk kanë fare shtetësi. Ata persona të cilët nuk kanë fare shtetësi quhen apatridë, ndërsa individët me dy apo më shumë shtetësi quhen bipatridë. Ekzistojnë vende të shumta të cilat lejojnë dyshtetësinë, si Kosova, Maqedonia, etj. Shembull konkret i personave të cilët nuk kanë fare shtetësi është ai i shqiptarëve në Maqedoni, ku për arsye politike, shumica e tyre nuk disponojnë shtetësi. Një joshtetas dhe shtetas që banojnë në të njejtin vend, që të dy palët gëzojnë të drejta të barabarta, pa marrë parasysh tiparet fizike të tyre -- mirëpo, ata të cilët nuk janë shtetas të atij shteti (e që jetojnë në të) nuk gëzojnë aktivitete politike ndaj shtetit, aktivitete si pjesmarrja në zgjedhje etj.


Shiko dhe këtë[redakto | redakto tekstin burimor]