Vranidolli

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Flag of Kosovo.svg Fshatra në Kosovë
Noimage.png
Emri: Vranidoll
Komuna: Komuna e Prishtinës
Popullsia:  ???? banorë
Kodi postar: -
Kodi telefonik: -
Lartësia mbidetare: -
Gjerësia gjeografike: -
Gjatësia gjeografike: -
Amëza: s'ka
Përdorimi i stampës

Vranidolli është fshat i cili shtrihet në komunën e Prishtinës, Kosovë, pikërisht në kilometrin e 10 magjistrales Prishtinë-Podujevë. Fshati ka afërsisht 120 shtëpi.


Ekonomia

Në fshatin Vranidoll gjenden 6 minimarkete, 3 zdrukthtari, 4 servise veturash, 1 kompani për shitjen e dyerve dhe dritareve, 2 mobileri etj.

Gjeografia

Ka pozitë mjaft të përshtatshme gjeografike pasi që gjendet në magjistralen Prishtinë-Podujevë, magjistrale kjo e cila konsiderohet si me e frekuentuara brenda Kososvës. Në fshatin Vranidoll kalon lumi Llap dhe rrjedha të tjera ujore, duke i siguruar keshtu fshatit florë dhe faunë të pasur. Po ashtu në fshatin Vranidoll gjendet mali Kulina i cili është kufi ndarës në mes komunës së Prishtinës dhe asaj të Podujevës. Pas luftës, fshati është emëruar si Dafinet, nga mali shumë i pyllëzuar i këtij fshati Dafina. Në fshatin Vranidoll jetojnë vetëm njerëz të komunitetit shqiptar te cilët kanë prejardhje të ndryshme. Banorët e këtij fshati mbajnë këta mbiemra: Miftari, Abdullahu, Reçica, Kelani, Bekolli, Jashanica, Mehmeti etj. Familja Abdullahu që është më e madhja, ka prejardhje nga Shqipëria Veriore, gjegjësisht janë Shkrel nga Malësia e Mirëditës, prej nga kanë ardhur para mëse 480 viteve përkatësisht në vitin 1528. Po ashtu edhe familja Miftari është nga Shqipëria, ndërsa familjet Reçica, Kelani dhe Jashanica janë muhaxhirë nga fshatrat e Nishit. Edhe familja Bekolli ka rrënjë të njëjta me familjen Abdullahu, ata i takojnë fisit Berish. Në këtë fshat gjendet edhe kazerma e FSK-së "Hakif Zejnullahu".