Organizata Ndërkombëtare e Aviacionit Civil

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Organizata Ndërkombëtare e Aviacionit Civil është një agjenci e pavarur e Kombeve të Bashkuara që merret me zhvillimin e parimeve dhe teknikave të vozitjes ajrore ndërkombëtare, të shtigjeve ajrore dhe të aeroporteve si dhe promovon hartimin dhe zhvillimin e transportit ajror ndërkombëtar për ta bërë më të sigurtë dhe më me rend.

Informacion[redakto | redakto tekstin burimor]

Organizata e Aviacionit Civil Nderkombetar (The International Civil Aviation Organization “ICAO”), kodifikon principet dhe teknikat e navigimit ajror nderkombetar dhe kujdeset per planifikimin dhe zhvillimin e transportit nderkombetar per te bere nje rritje te sigurte dhe te rregullt te ketij transporti. Zyrat qendrore jane te lokalizuara ne Quartier International of Montreal, Canada.

Keshilli I ICAO adopton standartet dhe praktikat e rekomanduara qe I perkasin navigimit ajror, parandalon nderhyrjet e paligjshme gjate ketij procesi dhe ndihmon ne procedurat e kalimit te kufijve per aviacionin civil nderkombetar. Gjithashtu ICAO percakton protokollet qe I perkasin hetimeve te aksidenteve ajrore te ndjekura nga autoritetet per sigurine ajrore ne shtetet qe kane firmosur Konventen e Aviacionit Civil qe ndryshe njihet si Konventa e Chigago-s Pikerisht ICAO I ka dhene aeroportit te Kukesit kodin “LAKU” dhe e ka percaktuar ate si aeroport te klasit C.

Klasi C per nje aeroport[redakto | redakto tekstin burimor]

Me 12 maj te vitit 1990, ICAO adoptoi skemen e asaj kohe per klasifikimin e hapesirave ajrore. Klasat jane te percaktuara sakte persa I perket rregullave te fluturimit dhe bashkeveprimit ndermjet aeroplanit dhe Kontrollit te Trafikut Ajror (Air Traffic Control “ATC”).

Disa nga konceptet jane[redakto | redakto tekstin burimor]

Ndarja: Duke mbajtur nje distance minimale ndermjet dy aeroplaneve ose ndermjet aeroplanit me terrenin per te evituar perplasjet, normalisht duke I kerkuar aeroplanit qe te fluturoje ne nivele te caktuara, duke I drejtuar ne drejtime te tjera, ose duke menaxhuar shpejtesine e fluturimit.

Leje per vepruar: Leja e dhene nga Kontrolli I Trafikut Ajror (ATC) per nje aeroplan per te proceduar sipas rregullave qe permban kjo e fundit.

Informacioni I Trafikut: Informacion qe jepet nga Kontrolli I Trafikut Ajror

Klasa C e aeroportit eshte kur veprimet e aeroplaneve mund te behen nepermjet: • Rregullave te Fluturimit me ane te Instrumentave (Instrumet Flight Rules “IFR”, gje qe do te thote qe piloti mund te kontrolloje aeroplanin vetem duke u bazuar ne te dhenat qe I ofrojne instumentat) • Rregullave te Fluturimit Special me Pamje (Special Visual Flight Rules “SVFR”, gje qe do te thote qe piloti mund te veproje duke u bazuar ne pamjen qe ka pasi ka marre leje nga Kontrolli I Trafikut Ajror dhe duke u drejtuar nga ky I fundit) • Rregullave te Fluturimit me Pamje (Visual Flight Rules “VFR”, gje qe do te thote qe piloti ne rrethana te ndryshme te motit eshte ne gjendje te operoje aeroplanin vetem me pamje visuale). Te gjitha fluturimet kane nevoje per konfirmimin e Kontrollit te Trafikut Ajror.

Aeroplanet qe operojne me sistemin IFR dhe SVFR jane te vecuar nga njeri tjetri dhe gjithashtu jane te vecuar nga aeroplanet qe operojne me VFR.


Lidhje e jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]

Web Siti zyrtar