Angola

Coordinates: 12°18′S 18°18′E / 12.30°S 18.30°E / -12.30; 18.30
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

12°18′S 18°18′E / 12.30°S 18.30°E / -12.30; 18.30

República de Angola
Emblema - Angola
Flamuri Stema
Moto Kombëtare: Virtus Unita Fortior1
Vendndodhja - Angola
Vendndodhja - Angola

Vendi thirret Republika e Angolës (portogalisht: República de Angola) dhe ndodhet në jug-perëndim të Afrikës. Angola kufizohet në veri me Namibinë , pastaj vijën Zambia , Republika Demokratike e Kongos dhe pjesa perëndimore përshkruhet nga Oqeani Atlantik. Emri Angola rrjedhë nga titulli i kryeparit të Mbretërisë së Kongos. Vendi e morri këtë emër pas zbarkimit të parë të portugezëve në bregdetin e kësaj pjesë të Atlantikut. Pavarësinë Angola e ka arritur në vitin 1975 nga portugezët.

Historia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Artikulli kryesor : Historia e Angolës

1483 portugezët zbarkojnë dhe vendosen pran lumit Congo, ku edhe më vonë krijohet Kongo. Shteti i Kongos shtrihej nga Gaboni (i sotshëm) deri në veri tek lumi Kwaza në jug. Portugali më 1575 krijon kolonin portugeze të Luandës të bazuar në tregtinë e skllaveve. Ngadalë diku duke paguar e diku me luftë, portugezët deri në fund të shekullit XVI fusin nën kontroll rripin e bregdetit të Atlantikut. Gjatë kësaj kohe krijojnë kolonin e Angolës. Holandezët okupojnë Luandën prej 1941-48 për të krijuar një shtet i kundërpërgjigje portugezëve. Më 1648 Portugalia merr përsëri nën kontroll Luandën në vitin dhe përgatitet për pushtimin e Kongos dhe Ndongos. Këtë portugezet edhe e arrijnë në vitin 1671 mirëpo kontrollin e plotë administrativ e arrijnë gjatë shekullit XX. Më 1951 kolonia sillej si e pavarur dhe thirrej Afrika Perëndimorë Portugeze. Pas që Portugalia refuzoi de-kolonializmin në këtë pjesë fillojnë të veprojnë disa lëvizje për pavarësi si:

  • Lëvizja Popullore për Çlirimin e Angolës (Movimento Popular de Libertação de Angola MPLA) e organizuar nga bazat përreth Kimbundu-s dhe racës së përzier “intelligentsia of Luanda” në bashkëpunim me partin komuniste në Portugali dhe bllokun lindorë.
  • Fronti Nacional Çlirimtar i Angolës (Frente Nacional de Libertação de Angola, FNLA) me e baza etnike të popullsisë së regjionit Bakongo e mbështetu nga ShBA-ja dhe regjimi Mobutu në Zairë, dhe
  • Unioni Nacional për Pavarësi Totale (União Nacional para a Independência Total de Angola, UNITA) e udhëhequr nga Jonas Malheiro Savimbi në baza etnike nga regjioni i Ovimbundu-it në qendër të vendit.

Pas 14 viteve lufte për pavarësi, Angola fiton pavarësinë më 1975-ën. Portugezet i japin forcat lëvizjes së inspiruar marksiste MPLA e cila mbështetej nga Bashkimi Sovjetik. Pas kësaj eshalonë situata dhe fillon lufta civile ndërmjet MPLA, UNITA dhe FNLA. Më 1976 FNLA e humbë luftën kundër kombinimit MPLA dhe trupave Kubane duke i lënë në luftë Marksistët e MPLA-së dhe të ndihmuarit nga perëndimi UNITA.

Në viti 1991, fraksioni vendosi që Angola ti kthehet sistemit shumë partiakë, mirëpo pas që presidenti i tanishëm (2005) José Eduardo dos Santos i lëvizjes MPLA fajësohej nga OKB-ja për pështëllime, në Angolë shpërthejnë prapë luftimet.

1994 arrihet marrëveshja (Lusaka protocol) në mes të qeverisë dhe UNITA-së me qëllim që UNITA të inegrohet në qeverisjen e shtetit. Në vitin 1997 instalohet një qeveri e përbashkët, mirëpo që në fund të 1998-së shpërthejë luftime të ashpra duke i larguar nga vendbanimet mijëra banorë.

22 shkurt2002-ës mbytet presidenti i UNITa-së dhe më këtë merr fund edhe lufta në mes të fraksioneve. UNITA e pranoni veten si kryesuese e Opozitës. Siç duket situata politike tani është e qetë, ndërsa Presidenti dos Santos po e vazhdon procesin e filluar (1997) për krijimin e paqes me demokraci.

Ndër problemet kryesore të Angolës janë të drejtat e njeriut, fushat e minave si dhe aksionet e kaçakëve të lëvizjes (Frente para a Libertação do Enclave de Cabinda). për ndarje në enklavën Cabinda

Angola, sikurse shumë vende të Saharës preket shpesh nga sëmundjet infektuese të shkretëtirës. Gjatë prillit të 2005-së në Angolë u përhapë virusi Marburg që për një kohë të shkurtë morri dheun.

Politika[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Artikulli kryesor : Sistemi shtetëror

Njësitë territoriale[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Map of Angola with the provinces numbered
Map of Angola with the provinces numbered

Angola ndahet në 18 njësi territoriale (Província):

Gjeografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Artikulli kryesor : Gjeografia

Sipërfaqja e përgjithshme e Angolës është 1,246,700 km2 dhe shtrihet rreth koordinatave gjeografike 12 30 J, 18 30 L.

Vija bregdetare e Angolës është 1,600 km (diku pesë herë më e gjatë se Bregdeti Shqiptar) ndërsa kufiri tokësorë 5,198 km i gjatë.

Klima në pjesën jugore dhe përgjatë bregdetit deri në Luandë, është klimë gjysmë shkretinore, ndërsa në veri mbajnë temperatura të ulëta me thatësira sezonale (maj-tetor) dhe reshje po ashtu sezonale që fillojnë në nëntor e vazhdojnë deri në prill.

Relievi i Angolës përshkruhet nga vija e ngushtë bregdetare, hapësirë e cila ngritët shpejt në lartësia dhe përfundon në rrafshnaltën e gjerë në brendi të vendit. Pika më e ultë e relievit është përgjatë bregdetit dhe ajo më e larta në lartësi mbidetare prej 2,620 metrave në pikën e quajtur "Moro de Moko" (ang.:Morro de Moco), në pjesën perëndimore në brendi të vendit.

Ekonomia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Artikulli kryesor : Ekonomia

Demografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Artikulli kryesor : Demografia
Lakorja e demografis

Kultura[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Artikulli kryesor : Kultura
Telekomunikacioni
Transporti
Ushtria
Turizmi

Qeveria	
Kryetari	
Parlamenti	
Ministria

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

 Commons: Angola – Album me fotografi dhe/apo video dhe materiale multimediale
 Commons: Angola – Album me fotografi dhe/apo video dhe material multimediale