Somalia
|
|
|||||||||||||||||||||||||||||||||
|
|||||||||||||||||||||||||||||||||
| Moto Kombëtare: s ka | |||||||||||||||||||||||||||||||||
|
Të dhëna tabelare
|
|||||||||||||||||||||||||||||||||
Somalia ndodhet në pjesën lindore të Afrikës dhe në pjesën lindore e jugore të vendit gjendet dalja në Oqeanin Indian. Kufirit tokësor i Somalisë përshkohet nga kufiri në jug-perëndim me Keninë, në perëndim me Etiopinë dhe një pjesë në veri-perëndim me Xhibutin.
Republika përfshinë bregdetin e gadishullit somalezë (Somali), në veri gjenden rrafshnaltat dhe në jug rrafshet në nivel të bregdetit me pyje dhe savana.
Popullsia e Somalisë dominohet nga somalezët pas të cilëve vijnë popullsia fshatare endacake që flasin gjuhën e quajtur kushit. Për nga feja e popullsisë, dominon feja islame.
Blegtoria zhvillohet nga çobanët e shumtë, mbillet kallanoqi, një bimë e quajtur Manjot (lat.Manihot esculenta) dhe perime tjera. Përpos këtyre dallohet edhe peshkimi në bregdet. Somalia bënë eksportimin e kafshëve, lëkurës e pastaqiave si dhe të bananeve në vendet kryesore të tregtisë si ShBA-ja dhe Gjermania
Rrjeti i lundrimit është pak sa më i zhvilluar dhe ka port detarë e ajrorë ndërkombëtarë në kryeqytet (Mogadishu).
Sipërfaqja që sot zë Republika e Somalisë para datës kur u shpall e pavarur më 1 korrik 1960 ishte e ndarë në Somalinë britanike dhe Somalinë italiane. Pas nëntë viteve të shpalljes së pavarësisë, më 1969 ndodhë një puç ushtarakë i drejtuar nga M. Siad Bareu (Siad Barre) dhe nga viti 1980 fillon lufta civile somaleze.
Përmbajtja |
Historia[redakto]
- Artikulli kryesor : Historia
Më 1991 në veri të vendit proklamohet një republikë e quajtur "Republika e Vendit Somali" (Rep. Somaliland) mirëpo deri më tani nuk është e pranuar si shtet nga nivelet ndërkombëtare. Po në këtë vit pason ikja e Siad Bareut dhe OKB-ja e dërgon një mision ndërkombëtar ushtarakë nën komandën e trupave paqësore të OKB-së më 1993. Ky mision deri më 1995 nuk ishte në gjendje që të mënjanonte luftën civile dhe nga shikimi i OKB-së, Somalia mbetet zonë vakume.
Politika[redakto]
- Artikulli kryesor : Sistemi shtetror
Njësit administrative[redakto]
- Artikulli kryesor : Njësit administrative
Gjeografia[redakto]
- Artikulli kryesor : Gjeografia e Somalisë
Sipërfaqja e përgjithshme e Somalisë 637,657 km2 prej së cilës 10,320 km2 janë ujë. Somalia shtrihet rreth koordinatave gjeografike 10 00 ‘‘‘V’’’, 49 00 ‘‘‘L’’’.
Somalia ka një vijë bregdetare 3,025 km të gjatë dhe vijë kufitare 2,340 km.
Klima në Somali kryesisht dominon klima shkretinore. Nga dhjetori deri në shkurt në pjesën verilindore "monsune", temperatura mesatare në veri dhe vapë e madhe në jug ndërsa nga maji deri në tetor në pjesën jugperëndimore manë "monsuni", në pjesën veriore vapë e madhe dhe në jug po ashtu vapë po më e butë me reshje shiu të parregullta dhe me lashti në mes të "mosumeve".
Relievi i Somalisë kryesisht i ulët dhe i rrafshët që ngadal formojnë rrafshnaltën e gjërë që përmbyllet me malet në veri. Pika më e ultë e relievit 0 m është përgjatë bregdetit në oqeanin Indian dhe ajo më e larta në lartësi mbidetare prej 2,416 metrave në Shimbiris (ang.: Shimbiris), në pjesën veri-lindore të vendit.
Ekonomia[redakto]
- Artikulli kryesor : Ekonomia
Demografia[redakto]
- Artikulli kryesor : Demografia
Somalia ka 9,832,017 banorë.
Radhitet në vendi e 83 në botë.(korrik 2009 )[1].
Kultura[redakto]
- Artikulli kryesor : Kultura
[redakto]
- ^ CIA.gov - Somalia - (Anglisht)
Lidhje të jashtme[redakto]
- Qeveria :
- Kryetari :
- Parlamenti :
- Ministria :
| Ky artikull nga Gjeografia e Afrikës është një faqe cung. Mund të ndihmoni Wikipedian duke e përmirësuar. |
|
Shtetet e Afrikës |
|
|---|---|
| Afrika e Jugut · Afrika Qendrore · Algjeria · Angola · Benini · Botsvana · Bregu i Fildishtë · Burkina Faso · Burundi · Çadi · Egjipti · Eritrea · Etiopia · Gaboni · Gambia · Gana · Guineja · Guineja Bizare · Guineja Ekuatoriale · Kameruni · Kenia ·Kape Verde · Komoros · Kongo (Rep.) · Kongo (RD) · Lesoto · Liberia · Libia · Madagaskar · Malevia · Mali · Maroku · Mauritania · Mauritius ·Mozambiku · Namibia · Nigeri · Nigeria · Ruanda · Sao Tome dhe Principe · Senegali · Sejshelli · Siera Leone · Somalia · Suazilendi · Sudani · Tanzania · Togo · Tunizi · Uganda · Xhibuti ·Zambia · Zimbabveja | |

