Republika Jugafrikane

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Republiek van Suid-Afrika
Republika e Afrikës së Jugut
Flamuri - Republika Jugafrikane
Flamuri Emblema
Moto: ǃke e: ǀxarra ǁke (Njerëz të ndryshëm bashkohuni!)
LocationSouthAfrica.svg
Gjuha Afrikanishtja, Anglishtja, Zulu,
Xhosa, Svazi, Ndebele,
Sotho jugore, Sotho veriore,
Gjuha Tsonga, Tsvana dhe Venda
Kryeqyteti Pretoria
Forma e qeverisë Republikë
Kryetarë Jacob Zuma
Sipërfaqja 1,221,037 (25-ta) km²
Popullsia 52,981,991 (25-ta) (2013)
Dendësia e popullsisë 42.4 (169-ta) (2013) për banorë në km²
Prodhimi i Brendshëm Bruto 375.944 Mld. USD (2013)
Prodhimi i Brendshëm Bruto për banorë 7.257 USD (2013)
Indeksi i zhvillimit njerëzor 0.629 (121-ta), mesatare
Valuta Rand
Pavarësia 31 Maj 1910 ² - (shpallur)
Himni kombëtar Nationalhymne Südafrikas
Festa kombëtare 31 Maj
Zona kohore UTC+2
Targat e automjeteve ZA
Kodi i internetit TLD .za
Prefiksi telefonik +27
1. Ka tri kryeqytete a).administrativ (Cape Town), b). legjistative (Pretoria) dhe c).juidik (Bloemfontein)

2. U themelua si Unioni i Afrikës së Jugut (31 Maj 1910). Që nga 31 Maj 1961 thirret Republika e Afrikës së Jugut

South Africa Topography.png

Republika e Afrikës së Jugut është shtet në jugun e Afrikës. Ndodhet në koordinatat 22 - 35° Jug dhe 17 - 33° Lindje dhe rrethohet nga Oqeani Atlantikë dhe Oqeani Indianë. Afrika e Jugut kufizohet me Namibinë, Botsuanën , Zimbabvenë, Mozambikun dhe Suazilandia ndërsa Lesoto gjendet përbrenda kufijve të Afrikës Jugore.

Republika e Afrikës së Jugut zë një sipërfaqe prej 1,219 milion km2 në të cilën jetojnë diçka më shumë se 42,16 milion banorë. Për kryeqytet ka Pretorin dhe selinë e parlamentit e ka në qytetin Kapshtad, ndërsa ka disa gjuhë zyrtare e shtetërore ndër të cilat janë gjuhët e popujve vendas dhe anglishtja.

Sipas kushtetutës që nga 1961-ta Republikë dhe nga 1994-ta me 9 krahina (provinca). Kushtetuta e ndryshuar më 1974 parashihte një parlament nga dy dhoma (Kuvendin Nacional dhe Këshillin Nacional ë Krahinave). Kryetar shteti dhe qeverisë është presidenti i shtetit i zgjedhur nga Kuvendi me kohë zgjatje 5 vjeçare.

Rreth 77% të popullsisë e përbën populli i quajtur bantu, 12% të bardhët, 8,5% të përzierit dhe 2,5% aziatikët. Ka mbi 30 qytete të mëdha ndërsa feja dominuese është feja e të krishterëve me diku 70-80% pastaj vijnë besimtarët e besimeve tradicionale afrikane, besimtarët budistë (hindi), myslimanët dhe jahuditë.

Historia[redakto | redakto tekstin burimor]

Red right arrow.svg
 Artikulli kryesor: Historia e Afrikës Jugore.
Harta nga viti 1809

Fosilet e paraardhësve të njeriut të gjetura në shpellat Sterkfontein, Kromdraai dhe Makapansgat tregojnë për jetesën e paraardhësve të njeriut të llojit Australopithecus africanus në këtë vend. Zbulimet arkeologjike tregojnë se fosilet më të vjetra që janë gjetur deri më tani janë 3,3 milion vjet të vjetra.

Banorët "autoktonë" të Afrikës së Jugut janë të ashtuquajturit Bushmen ose Hotentots. Pas vitit 1500, të gjendur midis dy grupeve migratore të etura për tokë e resurse natyrore, Zulut në veri e Evropianët në Jug, Bushmen gradualisht u zhdukën. Sot ato pothuajse nuk gjenden më.

Llogaritë që më së voni në vitet 1500 në këtë vend janë vendosur nga Afrika qendrore popuj të ndryshëm që flisnin Gjuhën Banatu (tani degë të saja Zulu, Sotho, Tswana, Xhosa etj.). Siç duket ky nuk ka qenë ndonjë valë e migrim porse një zgjerim e vendbanimeve përshake të thatësisë që zotëronte që nga viti 6000 p.e.s në Saharë. Rreth 1600 jetonin më së paku 200 000 Koisian në jug dhe jug-perëndim të Afrikës Jugore të sotme.

Evropianët e parë që shkelen tokën e këtij vendi llogaritet të jenë Portugezët. Ata kërkonin që nga shekulli XV një rrugë detare për në Indi përgjatë bregdetitAfrikës për të iu shmangur tregtisë me arabët, turqit dhe venerianët të cilët mbanin një lloj monopoli në tregun e bebernave.

Në vitin 1652 holandezi, Jan van Riebeeck themelon qendrën e parë (qytetin Kapstadt) Evropiane në tokën e Afrikës së Jugut.

Në vitin 1910 Britania e Madhe e shpallë këtë vend si “Dominion” i pavarur i Komunueltit. Në këtë union të “bardhët” gjithnjë e më shumë e ndienin vetën të rrezikuar nga popullsia vendase dhe për këtë filluan të ndjekin politikë e Aparteidit (=të ndarë), politikë e cila ju siguronte dominimi sipas ideologjisë së Hendrik Frensch Verwoerd. Në zgjedhjet më 26 maj 1948 si kryeministër emërohet Daniel François Malan i cili punonte për instalimin e një sistemi ku do të dominonin të “bardhët”.

Si pasojë e këtij sistemi vije edhe deri tek masakra në Sharpenville, pas së cilës vendet tjera afrikane e kritikojnë këtë vend për politikë raciste. Më 31 Maj 1961, Unioni Afrikan largohet nga Komunvelti Britanik dhe thirret “Republika e Afrikës Jugore”. Që nga viti 1976 vendi përfshihet nga kryengritjet e popullsisë zezake, gjatë viteve 1985 – 1986 shpallet “qarkullimi i kufizuar” e më 1990 gjendja e jashtëzakonshme. Frederik Willem de Klerk i cili ishte kryeministër gjatë viteve 1990 – 1994, vendos që të ndalojë politikën e aparteidit. Në bazë të kësaj politike lirohet nga burgu 27 vjeçar prijësi i zezakëve Nelson Mandela i cili më vonë zgjidhet edhe si kryetar shteti.

Shenja "vetëm për të bardhët"

Kryetarët e Afrikës Jugore[redakto | redakto tekstin burimor]

Red right arrow.svg
 Artikulli kryesor: Kryeparët e Afrikës Jugore.

Politika[redakto | redakto tekstin burimor]

Red right arrow.svg
 Artikulli kryesor: Sistemi shtetëror - Afrika Jugore.

Afrika Jugore është që nga viti 1961 zyrtarisht republikë, mirëpo funksionimi i saj si sistem i vërtet ka filluar që nga zhdukja e Aparteidit në prill të 1994-ës. Një komision është duke punuar për prezantimin e të vërtetës së ndodhive gjatë kohës së Aparteidit.

Pjesa legjislative e qeverisjes përbëhet nga dy dhoma, dhoma parlamentare ku të deleguarit (400 anëtarë) zgjidhen sipas principit të përbërjes dhe nga dhoma e këshillit nacional të provincave (90 anëtarë, secila provincë prezantohet me 10 anëtarë)

Presidenti (Kryetari i shtetit) ka funksionin e kryetarit të shtetit si dhe të shefit të qeverisë dhe zgjidhe çdo 5 vjet nga kuvendi nacional. Nën ndërkohë president është Thabo Mbeki sikurse paraardhësi i tij Nelson Mandela anëtarë të partisë që luftuan Aparteidin të quajtur Afrikan National Congress – ANC (Kongresi Nacional Afrikanë).

Njësitë administrative[redakto | redakto tekstin burimor]

Afrika Jugore ndahet në nëntë njësi administrative të quajtura Provinca. Provincat e Afrikës Jugore janë:

Provincat e Afrikës Jugut
  1. Western Cape (Cape Town)
  2. Northern Cape (Kimberley)
  3. Eastern Cape (Bisho)
  4. KwaZulu-Natal (Pietermaritzburg¹)
  5. Free State (Bloemfontein)
  6. North West (Mafikeng)
  7. Gauteng (Johannesburg)
  8. Mpumalanga (Nelspruit)
  9. Limpopo (Polokwane)
  • ¹: Pietermaritzburg dhe Ulundi ishin kryeqytete të KwaZulu-Natal gjatë viteve 19942004.

Sot qytetet kryesore janë:

Johanesburg është qendra ekonomike dhe kryeqyteti i provincës Gauteng (shqiptohet "hau'teng"), që ndodhet në rrafshnaltën me lartësi 2000 m mbi nivelin e detit (High Veld). Në brendëisi e në rrethinat e tij janë disa Townships - qendra banimi sidomos për shtresat e varfëra zezake, si p.sh. Soweto (popullësi reale pak më të madhe se të Shqipërisë), Alexandra, Hillbrow etj. Vitet pas Aparteidit kanë parë ndryshime të vrullshme të demografisë së lagjeve të qytetit. Kështu të bardhët janë larguar nga lagjet qendrore, si p.sh. CBD (Central Business District), drejt zonave suburbane si Sandton e Melville. Edhe se shumë masa janë marrë nga qeveria për bërjen e qendrës me të sigurt, të bardhët e shumica e turistëve evitojnë me çdo kusht qendrën, ku ironikisht gjenden edhe muzetë e godinat historike.

Cape Town është qendra kulturore e turistike. I shtrirë në Kepin e Jugut, rrotull malit madhështor të sheshtë që i ngjan një tavoline (Table Mountain/Taffelberg) e gjer në zonat e shquara për verërat afrikanojugore, si Sommerset e Stellenbosch)

Pretoria është qendra administrative dhe gjithashtu kryeqyteti i vendit.

Qytete të tjera me rëndësi ekonomike janë Durban, Port Elisabeth, Bloemfontein (vendlindja e shkrimtarit të "Zotit të Unazave" Talking).

Gjeografia[redakto | redakto tekstin burimor]

Nga sateliti

Sipërfaqja e përgjithshme e Republikës Jugore Afrikane së bashku me ishullin Princ Eduard është 1,219,912 km2, shtrihet rreth koordinatave gjeografike 29 00 V, 24 00 L.

Vija bregdetare e Afrikës së Jugut është 2,798 km e gjatë ndërsa kufiri tokësorë 4,862 km i gjatë.

Klima e në Afrikën e Jugut është oqeanike e ndryshueshme. Përgjatë bregdeti mbretëron një klimë sub-tropikale me ditë të ngrohta dhe net të ftohta

Rrafshnalta e gjerë e brendshme e Afrikës së Jugut përfundon në rrafshnaltën me male dhe terene shkëmbore si dhe rrypinë e ngushtë bregdetarë. Pika më e ultë e relievit gjendet përgjatë bregdetit të oqeanit Atlantik dhe ajo më e larta në lartësi mbidetare prej 3,408 metrave në vendin e quajtur "Njesuthi" (ang.:Njesuthi) në pjesën lindore në kufi me Lesoton.

Ekonomia[redakto | redakto tekstin burimor]

Red right arrow.svg
 Artikulli kryesor: Ekonomia e Afrikës Jugore.

Afrika e Jugut është vend me një ekonomi të zhvilluar në nivel të lartë sa që disa organizata ndërkombëtare e radhisin ndër vendet e para (OKB, EU). Ka rezerva të mëdha të pasurive natyrore, si dimant e ar, një rrjet të mirë financiar dhe juridik, si dhe një rrjet në përgjithësi të mirë të infrastrukturës (komunikacionit, energjisë dhe transportit). Edhe pse dhjetë vitet e fundit janë të përshkruar nga një rritje të zhvillimit ekonomik, përqindja e papunësisë vazhdon të jetë e madhe rreth 42% (janar 2005). Pasojat e aparteidit në mesin e të “zinjve” kanë lënë gjurmë të thella të cilat manifestohen me një varfëri në përmasave të gjëra. Ligji i futur nga Mandela, Afirmative Action, synon që të ndreqë strukturën e padrejtë të popullsisë, duke i dhënë përparësi punësimit të zezakëve e grave. Kështu çdo organizatë e firmë shtetërore apo private duhet të përmbushi kuotat e grupeve të ndryshme të popullsisë. Problem tjetër është dhe kriminaliteti dhe korrupsioni si dhe sëmundja HIV/AIDS. Në fillim të vitit 2000 qeveria ka paralajmëruar një lehtësim në ligjin e punësimit dhe të privatizimit të ndërmarrjeve shtetërore me shpresë për joshjen e investuesve të huaj. Futja e ligjit për pagesat minimale ka shkaktuar që një numër shumë i madh i punëtorëve të përjashtohen nga punët bujqësore që me vete ka sjellë migrimin nga fshatrat në qytete.

Problem tjetër është mangësia e diturisë në lëmin e udhëheqjes administrative, në vitet e fundit poste administrative ju janë lënë kundërshtarëve të aparteid të cilët marrin paga të majme por fatkeqësisht ju mungon dituria për udhëheqje administrative. Shembull tipik është Ministrja e Shëndetësisë, një ish-militante e ANC-së, që një herë publikisht deklaroi që nuk beson se HIV-i shkakton AIDS-in. Si rezultat HIV-i në Afrikën e Jugut vazhdon të shtohet me të njëjtën shpejtësi, kur p.sh. në Ugandë, një vend shumë më i varfër afrikan, rritja e përhapjes është ndalur.

Afrika e Jugut është anëtare në shumë organizata dhe projekte ekonomike të rajonit si:

  • NEPAD - New Partnership for Africa's Development
  • SADC – Bashkësia e Afrikës Jugore për zhvillim

== Demografia ==

Red right arrow.svg
 Artikulli kryesor: Demografia e Afrikës Jugore.
Rritja e popullsis

Popullsia në këtë vend është e larmishme. Është vendlindja e shumë fiseve paraardhës të njeriut, e holandezëve, gjermanëve, francezëve, aziatikëve , anglezëve dhe e pasardhësve të tyre që vijën nga përzieja e këtyre popujve. Edhe për nga struktura sociale është e larmishme ku vlen të theksohet se edhe pas aparteidi, grupet e ndryshme sociale jetojnë më shpesh të izoluar se së bashku.

Mese 58% e Afrikës Jugore deri në vitin 2002 ka qenë e urbanizuar dhe dendësia e popullsisë në janar2003-së ishte 37 banorë për km2. Përqindja e rritjes së popullsisë përbrenda vitit arrin shifrën 0.8% ndërsa vdekshmëria e fëmijëve 6,9%. Për 1523 banorë shërben një mjek ndërsa shkalla e analfabetizmit është diku 85%. Jeta mesatare është 46 vjet për femra dhe një vit më pakë për meshkuj (këtu shihet ndikimi i HIV-it).

Rreth dy të tretat e popullsisë janë krishtere pjesa tjetër më e madhe është besimtarë të religjioneve të fiseve të ndryshme (shumica të besimit Animismus), mysliman janë 2% dhe hindus 1,5%. Gjatë kohës së aparteidit ndarja e strukturës së popullsisë bëhej sipas racës dhe përqindjet e tyre ishin:

  • "Zezakë": 77,80%
  • "Të bardhë": 10,17 %
  • "Me ngjyrë": 8,68 %
  • "Aziatikë": 2,49 %

Afrika e Jugut ka 11 gjuhë zyrtare. Edhe se pjesa më e madhe e popullsisë flet Zulu, Anglishtja është bërë kohët e fundit gjuha "zyrtare jozyrtare". Gjatë regjimit të Aparteidit, një pjesë e madhe e popullsisë zezake u detyrua të fliste vetëm Afrikaans (pasardhëse e gjuhës Flamande). Për këtë arsye edhe sot mund të takosh afrikanojugor zezakë që nuk zotërjnë gjuhën e tyre (Zulu, Xhosa, Sutu etj), por vetëm Afrikaans.

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]

 Commons: Republika Jugafrikane – Album me fotografi dhe/apo video dhe material multimediale