Tunis

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Tunisi, Tunisie, تونس
Qytet
noform
Pamje nga Tunisi
Administrimi
Shteti Flamuri Tunizia
Kryetari i Bashkisë Mohamed Beji Ben Mami
Statistika dhe Transporti
Lartësia 4 m (m.n.d.)
Sipërfaqja 212.63 km2
Zona Kohore CET (UTC+1)
Kodi Postal 1000
Demografia
Popullsia 728,453 banorë
 •  aglomerati 2,412,500 banorë
Dendësia 3,425.9 banorë/km2
Faqja Zyrtare commune-tunis.gov.tn


Tuniz, arabisht: Tūnus ose ​​Tunis(تونس‎) është kryeqyteti dhe qyteti më i madh i Tunizisë, në bregun verior të Afrikës, ndërmjet basenit perëndimor dhe lindor të Detit Mesdhe. Tunizi është ndërtuar buzë liqenit të cekët të Tunizit, një grykë e Gjirit të Tunizit, lidhet me portin e tij, La Goleta (Ḥalq al-Vadi) 10 km në verilindje. Është qyteti më i madh në Tunizi me një popullsi prej 728.453 banorësh ndërsa zona e madhe metropolitane mban rreth 2.412.500 banorë.

Historia[redakto | redakto tekstin burimor]

Ekzistenca e qytetit është e vërtetuar nga burime që datojnë që nga shekulli i IV p.e.s.[1]. Në mijëvjeçarin e 2 para Krishtit një qytet, i quajtur fillimisht Tunes, u themelua nga Berberët i cili me kalimin e kohës u pushtua nga Numidianët. Në vitin 146 p.e.s., gjatë Luftës së Tretë Punike midis Kartagjenës dhe Romës, Tunizi dhe Kartagjena u shkatërruan. Qyteti lulëzoi nën sundimin romak, por rëndësia e tij daton kryesisht pas pushtimit mysliman në shekullin e VII. Ai u bë kryeqytet nën sundimin e Aglabidëve (800-909) dhe arriti prosperitetin e tij më të madh nën dinastinë Ḥafṣid (1236-1574). Perandorit i Shenjtë romak Karli V e mori nën zotërimin e tij në vitn 1535, dhe në 1539 e kaloi qytetin në duart e turqve. U rimorr nga spanjollët, të cilët e mbajtën atë për pak kohë (1573-1574), por që ishin të detyruar t'ia dorëzonin përsëri Perandorisë Osmane, nën të cilën ajo mbeti deri në protektoratin francez (1881-1956). U pushtua nga gjermanët në vitin 1942 dhe e çliruar nga forcat britanike dhe të trupave aleate në 1943, ai u bë kryeqyteti kombëtar i Tunizisë e cila e arriti pavarësinë në vitnin 1956.

Ekonomia[redakto | redakto tekstin burimor]

Bujqësia mbetet një burim kryesor i të ardhurave. Ullinjtë dhe drithërat janë të lashtat kryesore që kultivohen. Vaji i ullirit dhe produkte të tjera ushqimore përpunohen në vend. Prodhohen gjithashtu tekstile, veshje, qilima, dhe çimento, struktura metalike për ndërtime. Ka edhe industri kimike (superfosfat), metalurgjike, dhe industri elektrike. Në Ḥalq al-Wādī ka disa termocentrale. Turizmi është me rëndësi të veçantë ekonomike. Aeroporti Ndërkombëtar Al-ʿUwaynah dhe Aeroporti Ndërkombëtar i Tunis-Kartagjenës ndodhen në verilindje të qytetit.

Kultura[redakto | redakto tekstin burimor]

Tunis ka dy qendra kulturore si dhe një teatër që përdoret nga grupe ndërkombëtare të teatrit. Festivali veror "Festivali i Kartagjenës" që mbahet në korrik ka korrur goxha famë. Ndër atraksionet e qytetit janë banjot termale që datojnë që nga koha e perandorëve romakë (shekulli II p.e.s), lartësitë e Sīdī-Bū Saʿīd, eksotizmi i tregjeve (suqs) si dhe xhamia e Az-Zaytūnah (shek. VIII), monumenti më i vjetër dhe më i nderuar në Tunis. Universiteti i Tunisit u themelua në vitin 1960. Në juglindje të qytetit, përgjatë luginës së përroit Milyān, gjenden rrënoja mahnitëse të ujësjellësit të ndërtuar nga romakët për të lidhur malin Zaghwān me Kartagjenën.

Marrëdhëniet ndërkombëtare[redakto | redakto tekstin burimor]

Binjakëzime[redakto | redakto tekstin burimor]

Tunizi është binjkëzuar me:[2]

Referenca[redakto | redakto tekstin burimor]

  1. ^ Paul Sebag, op. cit., p. 60
  2. ^ a b c d e f g h i Cooperation Internationale (French). © 2003-2009 City of Tunis Portal. Vizituar në 31. Korrik 2009.

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]

Commons-logo.svg         Wikimedia Commons ka materiale multimediale në lidhje me: Tunis