Ungjilli i Markut

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Shën Marku Ungjilltar.

Autori i të dytit Ungjill, ështe Marku. Ky njihet në Besëlidhjen e re me emër:>>Gjoni që quhet Mark<< (V.ap 12,25). Në udhëtime misionare e përcjell kushëririn e vet,Barnabën(V.ap 13,5. 13; 15,39). Me Palin bashkëpunon për do kohë e pastaj ndahet(V.ap 13,5. 15,37-39). Më vonë, përsëri, është ndihmës i Palit (Flm 24; Kol 4,10). Bashkëpunoi ngushtë me Pjetrin (V.ap 12,12, 1Pjt 5,13).

Thuhet se Ungjilli i Markut është ngushtë i lidhur me predikimet e Pjetrit.

Mendohet se do të jetë shkruar pak para rrënimit të Jeruzalemit (v.70)




Plani:
I. Përgatitja për veprimtarinë e Jezusit (1,1-12)
II. Veprimtaria e Jezusit në Galile (1,14-7,23)
III. Veprimtaria e Jezusit jashtë Galileje (7,24-10,52)
V. Mundimet, vdekja e ngjallja e Jezusit (14,1-16,20)


Duke lexuar Ungjillin sipas Markut, lexuesi ka përshtypjen se Marku vë një pyetje - e kjo e përshkon krejt librin: >>Kush është ky njëri? << dhe, me mbarë librin, përgjigj:>> Është Biri i Hyjit! Është Mesia!<< (8,29).

Para vdekjes, vetë Jezuesi e shpall vetveten: Bir i Hyjit dhe Mesi! Në vdekjen e Jezusit, një pagan - fryti i parë i Kishës - dëshmon: >>Ky paska qenë me të vërtetë Biri i Hyjit!<< (15,39).

Ky ungjill është shkruar më fort për të kthyerit në krishtërim nga paganizmi, por rrënjësisht i zhbin edhe paramendimet e izraelitëve - judenjëve të trajtuara me kohë gjatë shekujsh të shumtë mbi Mesinë.



Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]

Ungjilli i Markut ,ne linjë