Kristologjia

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Kristologjia (gr. χριστός = i vajisuri, dhe λόγος, logos = fjala) është një fushë studimi e teologjisë së krishterë që merret dhe përkufizon natyrën e Jezusit Krishtit, ajo merret veçanërisht me çështjet e natyrës hyjnore dhe njerëzore të personit të tij. Parësore për kristologjinë është pyetja se si bashkëjeton në një person hyjnorja dhe njerëzorja tek Jezusi, dhe dytësore hollësite e jetës së tij. Megjithëse ky studim i ndër-marrdhënies së këtyre dy natyrave është themeli i kristologjisë, në fushën e saj përfshihen edhe disa nëndegë thelbësore:

Kristologjia ka të bëjë me pyetjet rreth natyrës së Perëndisë si Triniteti, Unitarianizmi apo Binitarianizmi. Sidoqoftë, nga një këndvështrim i krishterë, këto çështje kanë të bëjnë me pyetjet se si personat hyjnorë ndërlidhen me njëri-tjetrin, ndërsa kristologjia merret me ndeshjen e njeriut (Birin e Njeriut) dhe hyjnorit (Birit të Perëndisë) në personin e Jezusit.

Gjatë historisë së Krishterimit, çështjet kristologjike kanë qenë shumë të rëndësishme në jetën e kishës.

[redakto] Artikuj ndërlidhës

[redakto] Lidhje të jashtme

Mjete vetjake
Hapsirat e emrit

Variante
Veprimet
Shfleto
Printo/eksporto
Mjete
Në gjuhë të tjera