Azem Deliu

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Azem Deliu poet dhe prozator shqiptar, ka lindur më 10 janar 1996 në Skënderaj, Kosovë. Në letërsi debutoi me vëllimin poetik "Funerali i shiut" në vitin 2013 ndërkohë që, si student i parakohshëm, kishte marrë çmimin "Student i dalluar".

Megjithatë, suksesin që do ta bënte emër të letërsisë shqipe, e arriti me romanin "Puthësi i paligjshëm", i cili u botua edhe në Londër në gjuhën angleze dhe u lexua në Festivalin e Fabulës në Poznan të Polonisë në shqip dhe polonisht.

Pjesë të krijimtarisë së tij janë prezentuar dhe botuar në anglisht, serbisht, gjermanisht dhe polonisht. Shtypi shqiptar dhe i huaj e ka krahasuar me emra si Dostojevski, Kadare e të tjerë.