Aziz Mustafa
Kjo faqe është e palidhur nga faqe të tjera. |
Aziz Mustafa lindi më 24 dhjetor 1967 në fshatin Malishevë të Gjilanit, është mjek dhe shkrimtar shqiptar. Prej vitit 1988 është anëtar i shoqatës botërore të njerëzve me koficient shumë të lartë të inteligjencës "Mensa International", si shqiptari i parë anëtar i kësaj shoqate.
Jetëshkrimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Aziz Mustafa shkollën fillore dhe të mesme e kreu në vendlindje ndërsa Fakultetin e Mjekësisë në Zagreb të Kroacisë, kurse specializimin për otorinolaringolog në Prishtinë, Insbruck dhe Strasbourg. Punon si specialist ORL në QKUK në Prishtinë. Ka publikuar punime shkencore në revista ndërkombëtare të otorinolaringologjisë.[nevojitet citimi]. Është një nga themeluesit dhe anëtar i Shoqatës së Otorinolaringologëve dhe Kirurgëve të Kokës dhe Qafës të Kosovës, është anëtar i Shoqatës Policer (Shoqata Botërore e Otologëve) dhe anëtar i Shoqatës Mesdhetare të Otologëve dhe Audiologëve si dhe Shoqatës Ballkanike të ORL-së. Është recenzent disa revistave shkencore të ORL-së, mes tyre edhe i revistës "Laryngoscope". Publikimet e tij në lëminë e ORL janë të cituara në databazat kryesore të literatures botërore si: PubMed, Index Copernicus, Scopus, Google schoolar, EBSCO, etj.[nevojitet citimi]
Edukimi superior
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Studimet e magjistraturës i kompletoi në vitin 2006 me temën "Komplikimet e pezmatimeve kronike të veshit të mesëm me kolesteatomë" në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë, kurse me 6 korrik 2012 në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Nishit mbrojti me sukses tezën e doktoratës me titull "Qasja moderne në trajtim të mastoiditit akut te fëmijtë dhe të rriturit" dhe u shpall doktor i shkencave mjekësore.[nevojitet citimi]
Pos mjekësisë, është i angazhuar edhe me krijime letrare. Me shkrime merret që nga shkolla fillore. Shkruan kryesisht poezi për të rritur. Ka botuar 3 përmbledhje me poezi dhe një me tregime.
Veprat letrare
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]POEZI:
- “Pasaportë kam kafkën time”, “Jeta e re”, Prishtinë 1996,
- “Matja e kohës së ndalur”, Shkup, 1999, dhe
- "Mëso të thuash jo", Rozafa, Prishtinë, 2004.[1]
TREGIME:
- "Toka ime është në dashuri", "Olymp", Prishtinë, 2014.
Çmimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Është fitues i disa konkurseve letrare. Është prezentuar edhe në shumicën e faqeve të internetit që botojnë letërsi shqiptare. Nga viti 1999 është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës. Ka marrë shpërblime të ndryshme të konkurseve letrare dhe ishte pjesëmarrës i shumë takimeve letrare anëekënd trojeve shqiptare.
Aziz Mustafa eshte perfshire ne botimin e 31 (2014) te "Marquis Who's Who in the World" per te arriturat e tij ne mjekesi dhe letersi. Punon në QKUK, jeton e krijon në Gjilan.
Burime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- https://scholar.google.com/citations?user=F0GVMqUAAAAJ&hl=en
- http://www.scopus.com/authid/detail.uri?authorId=24169294400
- http://www.biblioteka-ks.org/
Ky artikull në lidhje me një biografi individi është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |
- ^ Aziz Mustafa:Mëso të thuash jo. Rozafa. Prishtinë. 2004. (101 faqe) ISBN 9951-02-061-5 ISBN 978-9951-02-061-9