Bajram Binaku

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Bajram Binaku Ka lindur më 07.08.1951 në Studenicë. Ka mbaruar studimet e larta ne Fakultetin e Shkencave Natyrore për matematikë dhe kimi në 1971-76. Ka punuar në shkollën teknike “Shaban Spahija” në Pejë prej 1978-82. Gjithashtu ka punuar në fabrikën e materialit ndërtimor në Mitrovicë 1983-86 si dhe në fabrikën e birrës prej 1986-2005. Ka qenë pjesëmarrës në mjaft aktivitete politike dhe shoqërore duke filluar me burgosjen e tij për literaturë shqipe në 1972. Është larguar nga gjimnazi i Istogut për shkak të pikëpamjeve të tij politike në 1976 dhe në 1982 po për të njëjtën arsye është larguar nga shkolla “Shaban Spahija” Pejë. Në 1990 ka qenë bashkëthemelues i LDK-së për Istogun dhe në 1997 kryetar i të burgosurve po në Istog. Në 1998 ka qenë udhëheqës për shpërndarjen e ndihmave për zonat e luftës në Istog si dhe pjesëtar i UÇK-së.

Është aktivist i Lëvizjes vetëvendosje.