Balaj (Ferizaj)
Balaj
Balaj | |
---|---|
Fshat | |
Koordinatat: 42°22′43″N 21°06′17″E / 42.378645469698384°N 21.104671951726605°E | |
Shteti | Republika e Kosovës |
Komuna | Ferizaj |
Qeveria | |
• Lloji | Këshilli i fshatit |
• Kryetar i këshillit | Florim Salihu |
Sipërfaqja | |
• Gjithsej | 1,92 km2 (74 sq mi) |
Popullsia (2011) | |
• Gjithsej | 992 |
Kodi Postar | 70000 |
Gjeografia dhe relievi[1]
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Balaj është një vendbanim në komunën e Ferizajt, Kosovë. 4,2km në veriperëndim të qendrës komunale. Është vendbanim fushor i tipit të grumbulluar, me lartësi mbidetare 602 m. Sipërfaqja e zonës kadastrale është 192 ha, ndërsa ajo e ndërtuar është rreth 40 ha. Tereni ndërtohet nga aluvionet e Nerodimës, pastaj kuarcitet dhe sedimentet terrigjenë (rërë, argjilë dhe zhavor).
Relievi është fushor, ndërsa nga veriu bëhet më kodrinor (664 m lartësi mbidetare ). Relievi fushor i takon rrafshit aluvional të Nerodimës. Në jug të zonës kadastrale rrjedh lumi Nerodimja. Tokat më të përhapurat janë aluviale, deluviale dhe të kuqërremta-kafe. Dy të parat paraqesin rëndësi të madhe për bujqësi. Në verilindje hasen dhe pyjet gjethërënëse dhe shkurret.
Demografia[1]
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në përgjithësi është i banuar me shqiptarë. Lagjet kryesore janë: lagjja e Xhamisë, Sadiku, Zeqiri, Salihu. Gjatë tri dekadave pati rritje të numrit të popullsisë për 2,4 herë. Vitet e fundit u përfshi në procesin e eksodit, me ç'rast u shpërngulen rreth 170 banorë, 70 prej tyre janë vendosur në qytetin e Ferizajt, kurse rreth 100 të tjerë emigruan jashtë vendit, kryesisht në Francë dhe Gjermani. Periudha më intesive e emigrimit ishte gjatë viteve 2014-2015.
Historiku i popullsisë së Balaj në periudha | |||
---|---|---|---|
Viti | 1948 | 1981 | 2011 |
Pop. | 416 | 933 | 992 |
Edukimi dhe religjioni[1]
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në popullsinë e fshatit dominon shkollimi fillor dhe i mesëm me afër dy të tretat. Në Balaj ka një shkollë të plotë fillore "Pavarsia" nga viti 1978, ku vijojnë mësimin 180 nxënës.
Popullsia është në përgjithësi muslimane. Nga objektet religjioze ka një xhami të ndërtuar në vitit 2015.
Ekonomia[1]
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Struktura ekonomike e popullsisë ka një balancim: në bujqësi, në industri dhe në shërbime janë angazhuar një e treta. Reth 10% e tokës bujqësore nuk punohet. Në veprimtarinë bujqësore përdoren rreth 15 traktorë dhe 7 kultivatorë, ndërsa në fondin blegtorial ka rreth 20 krerë gjedhe. Nga ndërmarrjet ekonomike veçohen 2 shitore, 2 kafene dhe 1 restorant.
Historiku i ekonimisë familjare së Balaj në periudha | |||
---|---|---|---|
Viti | 1948 | 1981 | 2011 |
Ekonomi familjare | 51 | 150 | 160 |
Shih dhe këtë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
- ^ a b c d VENBANIMET E KOSOVËS - Tabloja fizike-hapësinore, demografike dhe funksionale (bot. Vellimi II : Vendbanimet Rurale : A-LL). AKADEMIA E SHKENCAVE DHE E ARTEVE E KOSOËS. 2019. fq. 46–47. ISBN 978-9951-615-90-7.
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Bablaku | Babushi | Balaj | Bibaj | Burrniku | Cërnilla | Doganaj | Dramjaku | Dubrava | Fshati i Vjetër | Gaçka | Grema | Gurëza | Jezerca | Kodrion | Komogllava | Kosharja | Lloshkobara | Manastirca | Mirashi | Mirosala | Muhoci | Nekodimi | Nerodima e Epërme | Nerodima e Poshtme | Papazi | Pleshina | Pojata | Prelezi i Jerlive | Prelezi i Muhaxherve | Rahovica | Rakaj | Sazlia | Slivova | Softaj | Sojeva | Surçina | Talinoci i Jerlive | Talinoci i Muhaxherve | Tankosiqi | Tërni | Varoshi | Zaskoku | Zllatari
Ky artikull me tematikë në lidhje me gjeografinë e Kosovës është një faqe cung. Ju mund të ndihmoni Wikipedia-n duke e përmirësuar atë. |