Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
|
|
Ky artikull ose seksion nuk ka mjaft ose nuk ka asnjë referencë dhe mund të mos jetë i saktë .(27 Dhjetor 2008)
Jeni të lutur të ndihmoni këtë artikull duke shtuar referenca dhe duke korrigjuar informacionet. |
Bank Qendrore është zhvilluar nga tipi universal i bankave, dhe janë të specializuara për emisionin e parave.Bankat qendrore janë themeluar sipas shembullit të "Bank of England"(1694) dhe "Banque de France"(1800).Karakteristika e bankave qendrore është se qëllimi i veprimtarisë së tyre nuk është fitimi,gjë që i bën këto të dallohen nga institucionet e tjera. Banka qendrore kryen këto punë me rëndësi:1.bën emisionin e parave dhe të kredisë dhe është e vetmja bankë që ka të drejtë të bëjë emisionin e parave,të cilat paraqesin mjetin ligjor të pagesës në një vend. 2.zbaton politikën monetare-kreditore, e cila ka të bëjë me rregullimin e sasisë së parave,varësisht nga qëllimet dhe detyrat e politikës ekonomike. 3.kujdeset për likuiditetin ndërkombëtar,duke e përcjell vazhdimisht bilancin e pagesave. Funksioni më i rëndësishëm i Bankës qendrore është rregullimi i qarkullimit monetar e kreditor dhe ruajtja e stabilitetit monetar të vendit dhe këtë funksion e realizon përmes instrumenteve të politikës monetare-kreditore.