Bardhosh Gaçe

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Bardhosh Gace - Grafike nga Ndini Bardhi.jpg

Profesor Bardhosh Gaçe lindi në qytetin e Vlorës më 5 mars 1953 nga babai veteriner Shefit Gaçe dhe nga nëna edukatore, Raime. Patën zbritur nga fshati Tërbaç në vitin 1929, pas rrënimit të tij nga një tërmet i fuqishëm që goditi ato anë në prag të Krishtlindjeve të po atij viti, i mbiquajtur “ Tërmeti Jonik “. Ky tërmet rrafshoi Dukatin duke arritur deri në Tepelenë. Arsimin parauniversitar i riu Gaçe e mbaroi në vendlindje me rezultate të shkëlqyera, ashtu siç përfundoi edhe Universitetin e Tiranës, fakultetin e Histori – Filologjisë, dega gjuhë – letërsi Shqipe më 1977. Pas këtij viti mësuesi Bardhosh Gaçe do të emërohej në Veriun e Shqipërisë, Kukës e Tropojë, në ato vende ku baladat, legjendat, epet, kanuni i malsisë ( Lekë Dukagjinit ) u trazuan në shpirtin e tij energjik me baladat, legjendat, epet, kanunin e Labërisë. Dhe pse jepte mësim, Bardhosh Gaçe asnjëherë nuk e ndërpreu të mësuarin e vetvetes. Tmerrësisht e tërhoqi etnofolklori. Kjo bëri që edhe temën e doktoraturës ta mbronte me "Etnokultura e labërisë". Në vitin 1992 fitoi dhe u shpall "Doktor i Shkencave Gjuhësore – Letrare Shqiptare". Titullin Profesor e mori në vitin 2009. Ka vite që lektoron etnofolklorin, letërsinë Fëminore, letërsinë e Vjetër Shqipe, letërsinë Arbëreshe, letërsinë e Rilindjes, letërsinë Moderne Shqipe në Universitetin Teknik “Ismail Qemali“ Vlorë.

Vepra e prof. dr Bardhosh Gaçes ndahet

Vepra me krijimtari të mirëfilltë estetike letrare poezi fëminore

eseistikë

publicistikë

Vepra studimore

studime etnokulturore ( albanologji )

monografi

antologji

lektura

- Himara në shekuj

- Lëvizja kombëtare në Vlorë, 1878-1912

- Hamza Isai : një jetë në shërbim të Kombit-- : monografi

- Sali Hallkokondi dhe "Historia e Shqipërisë së re" : monografi

- Ata që Shpallën Pavarësinë Kombëtare

- Rapsodi Xhemil Veli Duka : [monografi

- Flamuri dhe Ismail Qemali : në këngë e rrëfime popullore

- Xha Selimi i Bratajt

- Kënga popullore e Selim Hasanit

- Lëvizja kombëtare në Vlorë : 1878 - 1912 1

- Gugatin pëllumbat mbi prishtinë : vjersha

- Osman Haxhiu : monografi

- Pse gezohet keti i vogel : Vjersha

- Lumi im S'fle gjume : Vjersha

- Konferenca shkencore Vlora në rrjedhat e kohës

- Ali Asllani në kujtimet dhe studimet letrare

- Nga epistolari i Ibrahim Shytit në Vlorë

- Naim Frashëri si frymëzim i kulturës kombëtare shqiptarë etj.

Por ajo që mbart vlera shumëfishe, shumëshpirtëshe është antologjia poetike “Shtëpia e detit dhe e diellit” e përgatitur nga prof. Gaçe, botim i Shtëpisë Botuese Toena, Tiranë kushtuar Vlorës, me 338 faqe. Përmbledh në gjirin e vet vetëm një pjesë të vjershërimit të thurur prej poetëve tanë më në zë A. Z. Çajupi, Asdreni, Lasgush Poradeci, si dhe ajo e poetëve vlonjatë: Ali Asllani, Petro Marko, Nexhat Hakiu, Fatos Arapi, Hiqmet Meçaj, Irfan Bregu, apo poetëve të tjerë të shquar si Nonda Bulka, Dritëro Agolli, Xhevahir Spahiu, Vorea Ujko, Agim Shehu, Ibrahim Gani, Ndoc Papleka, të cilët kanë ngritur këngën e tyre duke e quajtur Vlorën një Atdhe poetik të lirisë dhe dashurisë shqiptare. Kjo përmbledhje poetike nën titullin “ Shtëpia e diellit dhe e detit ” u botua me rastin e 70 - vjetorit të themelimit të bibliotekës publike “ Shefqet Musaraj ”, si një kujtesë poetike për traditat, kulturën dhe frymëzimin e këtij qyteti magjepsës në brigjet e detit.