Bashkëshorti

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Bashkëshorti në një marrëdhënie martesore quhet partneri i gjinisë mashkullore ose burri. Të drejtat dhe detyrimet e burrit ndaj bashkëshortes (gruas) së tij ashtu si edhe statusi i tij në bashkësi dhe përpara ligjit, ndryshojnë midis kulturave të ndryshme ashtu siq kanë ndryshuar edhe me kalimin e kohës.

Në kulturat monogame, në një martesë ka vetëm dy palë pjesëmarrëse. Kjo zbatohet nga kodet ligjore të cilat nxjerrin jashtë ligjit si bigaminë ashtu edhe poligaminë. Në mënyrë të ngjashme, nuk është e lejuar polandria, martesa e një partneri femër me më shumë se një partner mashkull në të njëjtën kohë. Në kulturat poligame dhe poliandrike, mund të ketë më shumë se dy palë pjesëmarrëse në një lidhje martesore.

Shih edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]