Benfica Campus

Coordinates: 38°38′26″N 09°05′31″W / 38.64056°N 9.09194°W / 38.64056; -9.09194
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Benfica Campus
Centro de estágio e formação do Seixal
Qëndra stërvitore
Emri i plotëBenfica Campus
Emri i mëparshëmCaixa Futebol Campus (2006–2019)
AdresaBenfica Campus, Quinta da Trindade, 2840-600
VendodhjaSeixal, Portugali
Koordinatat38°38′26″N 09°05′31″W / 38.64056°N 9.09194°W / 38.64056; -9.09194
PronariS.L. Benfica
OperatorS.L. Benfica SAD
Kapaciteti2,721
(1,533 ulëse të mbuluara)[1]
Acreage46.95
SipërfaqjaBar (6)
Terren sintetik (3)
Construction
Broke groundjanar 2000
Ndërtuar2003–2005
Hapur22 shtator 2006
Zgjeruar2013–2014, 2017–2019[2]
Çmimi i ndërtimit€15,000,000
ArkitektiPedro George
Isabel Pessoa
NdërtuesiBritalar
Përdoruesit
S.L. Benfica
S.L. Benfica B
S.L. Benfica (të rinjtë)
dhe ekipe të tjera të moshave
Website
Benfica Campus

Benfica Campus (më parë Caixa Futebol Campus), njohur gjithashtu si centro de estágio e formação do Seixal, është fusha stërvitore dhe akademia e klubit portugez të futbollit S.L. Benfica. Campusi përbëhet nga nëntë fusha, ku kryesorja ka 2,721 ulëse. Kjo fushë përdoret nga Benfica B kurse ekipi i parë dhe ekipet e tjera të moshave përdorin fushën stërvitore.[3] Benfica Campus u hap më 22 shtator 2006 dhe u sponsorizua nga Caixa Geral de Depósitos deri në shtator 2019.[4]

Infrastruktura[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Benfica Campus ka një ndërtesë të përbërë nga një hotel me një kapacitet prej 86 dhomash, për shkak të përfshirjes së akademisë së të rinjve të klubit në të. Për më tepër, aty ka dy palestra, tre salla fizioterapie, 28 dhoma zhveshjeje, dy kafeteri, dy auditore, pishina, xhakuzi, sauna, e kështu me radhë.[5] Pasi Benfica TV u lançua në vitin 2008, pjesë e Benfica Campus u bë gjithashtu një studio televizive (e dyta e kanalit).

Infrastruktura u zgjerua për të akomoduar të gjitha nivelet e të rinjve të Benficës dhe, në veçanti, ekipin Benfica B. Një tribunë e re me 1,188 vende u ndërtua në fushën kryesore, duke rritur kapacitetin e përgjithshëm të kësaj të fundit në një maksimum prej 2,708 – duke tejkaluar kështu minimumin e kërkuar nga Liga Portugal.[6] Përveç kësaj, u krijua një kuti presidenciale dhe u bënë disa ndryshime në zonën e shtypit, dhomën e kontrollit, vendndodhjen e turniketave dhe sektorin për mbështetësit e ekipeve vizitore. Stenda e re u përurua më 1 dhjetor 2013.[7]

Si pjesë e zgjerimit të qendrës së trajnimit, sipërfaqja totale e saj u rrit nga 15 në 19 hektarë dhe, ndër të tjera, u krijuan tre fusha të reja, një prej tyre me kapacitet 604 ulëse.[8][1]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ a b "13.º Aniversário do Benfica Futebol Campus" [Përvjetori i 13të i Benfica Futebol Campus] (në portugalisht). S.L. Benfica. 22 shtator 2019. Marrë më 25 shtator 2019.
  2. ^ André Maia (4 shtator 2019). "É esta a "nova" casa do Benfica. As fotografias do remodelado Caixa Futebol Campus" [Kjo është shtëpia "e re" e Benficës. Fotografitë e Campus Caixa Futebolbtë rinovuar] (në portugalisht). Observador. Marrë më 25 shtator 2019.
  3. ^ "Benfica Campus" (në anglisht). S.L. Benfica. Arkivuar nga origjinali më 14 nëntor 2019. Marrë më 5 shtator 2019.
  4. ^ "Quartel-general no Seixal muda de nome em setembro" [Zyrat në Seixal do të ndryshojnë emrin në shtator] (në portugalisht). A Bola. 28 korrik 2019. Arkivuar nga origjinali më 28 korrik 2019. Marrë më 5 shtator 2019.
  5. ^ "Benfica Campus celebra 14.º aniversário" [Benfica Campus feston përvjetorin e 14të] (në portugalisht). Record. Marrë më 25 tetor 2022.
  6. ^ "New Caixa Futebol Campus stand adds 1,188 seats" [Kampusi i ri Caixa Futebol shton 1,188 ulëse] (në portugalisht). S.L. Benfica. 6 dhjetor 2013. Arkivuar nga origjinali më 5 mars 2016. Marrë më 25 tetor 2022.
  7. ^ "Second League: Benfica B 3–1 Porto B" [Liga e Dytë: Benfica B 3–1 Porto B] (në portugalisht). S.L. Benfica. 6 dhjetor 2013. Arkivuar nga origjinali më 12 dhjetor 2013. Marrë më 3 tetor 2019.
  8. ^ "Estádio do Bravo e ampliação do Caixa Futebol Campus" [Estádio do Bravo dhe zgjerimi i Caixa Futebol Campus] (në portugalisht). S.L. Benfica. 13 shtator 2013. Arkivuar nga origjinali më 3 dhjetor 2013. Marrë më 3 tetor 2019.

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]