Benzeni

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Benzene circle.svg

Benzeni me formulë molekulare C6H6 është përfaqësuesi kryesor i hidrokarbureve aromatike. Benzenin e zbuloi Faradei nga një gaz ndriçues. Problem ka qene paraqitja e strukturës së tij molekulare, për paraqitjen e strukturës janë përpjekur shume shkencëtarë por formulën strukturale e dha August Kekule në vitin 1685 duke e vënë ne analogji me bishtin e gjarprit.

Vetitë e benzenit[redakto | redakto tekstin burimor]

Benzeni është lëng pa ngjyrë me aromë të fortë, me i lehte se uji, nuk tretet ne ujë por tretet ne tretës organik si eter dhe alkool, ai iu nënshtrohet reaksioneve te subsituimit apo te zëvendësimit dhe ne të shumtën e rasteve reagon me bromin dhe formon brom benzenin etj.

Benzeni paraqitet me strukturë 6 këndshe, ku lidhjet dyfishe janë te alternuara (levizin gjatë ter molekulës). Këtu orbitalja 2pz nuk merr pjesë. Struktura e benzenit mun te paraqitet edhe me një rreth ne mes, ku rrethi paraqet 6 elektrone pi, te cilat janë te dekplarizura. Secili atom i karbonit te benzeni ka hibretizim sp2.

Përfitimi[redakto | redakto tekstin burimor]

Benzeni përfitohet me distilimin fraksional te katranit te qymyr gurit.

Nomenklatura[redakto | redakto tekstin burimor]

Emërtohet sipas IUPAC por edhe sipas sistemit te emërtimit te zakonshëm, nëse paraqiten me shumë zëvendësues merren derivatet e monozevendsuara p.sh Metilbenzeni, Klorbenzeni etj.