Besnik Hasi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Besnik Hasi

Besnik Hasi lindi më 25 dhjetor 1971Gjakovë[1] dhe është 1 ish-futbollist profesionist. Besnik Hasi si fëmijë mori hapat e parë drejt një kariere të sukseshme ndërkombëtare e cila fillon me angazhimin e tij në skuadren Kroate NK Dinamo Pancevo në vitin 1990. Nga këtu kalon më 1992NK Zagreb dhe pas një viti kthehet në Kosovë tek KF Prishtina ku luajti gjatë sezonit 1992 - 1993. Në skuadrën Kroate NK Samobor kaloi në sezonin 1993 - 1994 dhe nga aty më 1995 bën 1 kontratë me skuadren Belge KRC Genk ku qëndroi deri në vitin 2000. Nga viti 2000 deri në verën e vitit 2005 luan për skuadren Belge RSC Anderlecht. Gjatë asaj vere erdhi kalimi tek skuadra tjetër belge SC Lokeren. Karrierën si futbollist e mbylli tek klubi belg Cercle Brugge. Momentalisht është ndihmës-trajner tek RSC Anderlecht. Hasi mund të luante në mesfushë dhe në mbrojtje dhe në lojen e tij dominonte përdorimi i këmbës së majtë.

Besnik Hasi po ashtu ka dhënë kontributin e tij edhe për kombëtaren. Ndeshja e tij e parë me kombëtaren ka qenë ndeshja ndaj Gjermanisë në Leverkusen në vitin 2001. Kombëtarja humbi me rezultatin 2-1 por Hasi bëri 1 ndeshje shumë të mirë. Që prej atëhere ka qenë gjithnjë pjesë e pandarë e ekipit kombëtar. Me kombëtaren ka luajur 28 ndeshje dhe ka shënuar një gol, gjatë ndeshjes së parë të kombëtares nën drejtimin e Otto Barić kundër Bjellorusisë në Minsk. Gjatë kësaj ndeshjeje ai luajti si qendërmbrojtës dhe mbajti për herë të parë edhe shiritin e kapitenit. Ai është edhe një nga lojtarët shqiptarë me më shumë ndeshje në kompeticionet ndërkombëtare pasi ka luajtur rregullisht në Kupat e Evropës me Anderlechtin.

Kariera[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

1988-Liria Pirzeren-1990
1990-NK Zagreb-1992
1992-FK Dinamo Pančevo-1993
1993-KF Prishtina-1994
1994-NK Samobor-1995
1995-KRC Genk-1997
1997-TVS München-1998
1998-KRC Genk-2000
2000-Anderlecht-2006
2006-SC Lokeren-2007
2007-Cercle Brugge-2008

Karriera si trajner[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

2014-RSC Anderlecht-2016
2016-Legia Varshava-2016
2017-Olympiakos-2017[2]

Shiko edhe këtë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ "Besnik Hasi - Player Profile". transfermarkt.com. Transfermarkt. Marrë më 20 nëntor 2017. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "ΟΡΙΣΤΙΚΟ: Τέλος ο Χάσι από τον Ολυμπιακό". sport24.gr. SPORT24. 25 shtator 2017. Marrë më 2 tetor 2017. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]