Jump to content

Beteja e Bedrit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Beteja e Bedrit
Pjesë e Pjesë e fushatës së Muhamedit kundër Kurejshëve
Data13 mars 624 e.r. (17 Ramazan 2 pas hixhretit)
Vendodhja
Pasoja

Fitorja e muslimanëve

Palët pjesëmarrëse
Forcat muslimane nga Medina Forcat kurejshe nga Meka
Komandantët dhe udhëheqësit
Muhamedi
Omeri
Zubayr ibn al-Awwam
el-Mikdad bin 'Amr
Hamza ibn Abdylmutalib
Ali ibn Ebi Talib
Ubejde ibn el-Harith 
Amr ibn Hisham 
Utbah ibn Rabi'ah 
Umeje ibn Khalaf 
Shajbah ibn Rabi'ah 
Valid ibn Utbah 
Ukbe ibën Ebi Mu'ajt 
Fuqia ushtarake

Gjithsej: 313-317

Gjithsej: 950-1000

  • 100 kuaj
  • 170 deve
Viktimat dhe humbjet

Gjithsej: 14 killed

  • Muhaxhirun: 6
  • Ensarët: 8
    • Khazraj: 6
    • Aws: 2
70 të vrarë, 70 të burgosur[1]

Beteja e Bedrit (arabisht: غَزْوَةُ بَدِرْ), u zhvillua të martën, më 13 mars 624 es (17 Ramazan, 2 pas hixhretit),[2] pranë qytetit të sotëm të Bedrit, Provinca Medine në Arabinë Saudite. Muhamedi, duke komanduar një ushtri të sahabëve të tij, mundi një ushtri kurejshitësh të udhëhequr nga Amr ibn Hisham, i njohur më mirë si Ebu Xhehli. Beteja shënoi fillimin e luftës gjashtëvjeçare midis Muhamedit dhe fisit të tij. Para betejës, myslimanët dhe mekasit kishin luftuar disa përleshje më të vogla në fund të vitit 623 dhe në fillim të vitit 624.

Muhamedi u interesua shumë për të kapur karvanët mekas pas migrimit të tij në Medine, duke e parë atë si një shpërblim për popullin e tij, muhaxhirunët. Disa ditë para betejës, kur mësoi për një karvan mekas që kthehej nga Levanti i udhëhequr nga Ebu Sufjan ibn Harb, Muhamedi mblodhi një forcë të vogël ekspeditash për ta kapur atë. Ebu Sufjani, duke mësuar për planin musliman për t'i zënë pritë karvanit të tij, ndryshoi kurs dhe mori një rrugë më të gjatë larg bazës së Muhamedit në Medine dhe dërgoi një lajmëtar në Mekë, duke kërkuar ndihmë. Ebu Xhehli komandoi një ushtri gati njëmijëshe, duke iu afruar Bedrit dhe duke fushuar në dunën e rërës el-'Udvatul Kusva.

Bedri ishte angazhimi i parë në shkallë të gjerë midis myslimanëve dhe mekasve kurejsh. Duke përparuar nga veriu, myslimanët u përballën me mekasit. Beteja filloi me duele midis luftëtarëve nga të dy palët, pas së cilës mekasit sulmuan myslimanët nën një mbulesë shigjetash. Myslimanët kundërshtuan akuzat e tyre dhe thyen linjat mekase, duke vrarë disa udhëheqës të rëndësishëm kurejshi, duke përfshirë Ebu Xhehlin dhe Umejjeh ibn Khalaf.

Fitorja e myslimanëve forcoi pozitën e Muhamedit; Medinasit iu bashkuan me padurim ekspeditave të tij të ardhshme dhe fiset jashtë Medines u lidhën hapur me Muhamedin.[3] Beteja është përcjellë në historinë islame si një fitore vendimtare që i atribuohet ndërhyrjes hyjnore dhe nga burime të tjera aftësive strategjike të Muhamedit.

Shkaqet e betejës

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Si shkak i betejës në Bedër konsiderohet dalja e Pejgamberit s.a.v.s., me një grup sahabesh (?) për të takuar karvanin e kurejshëve (?), i cili po kthehej nga ShamiMekë. Nuk ishte planifikuar ndonjë përleshje me përmasa të mëdha. Kur merr vesh Ebu Sufjani, udhëheqësi i karvanit, kërkon ndihmë në Mekë dhe atij i përgjigjen rreth 1000 luftëtarë (prej tyre 500 me parzma, me 100 kuaj dhe rreth 700 deve). Pas tyre shkonin robëreshat dhe këngëtaret, të cilat, me dajre e këngë inkurajonin luftëtarët, po edhe ofendonin Islamin dhe myslimanët. Në anën tjetër, myslimanët ishin me armatim shumë më të dobët. Përveç kësaj, ishin edhe tri herë më pak në numër.

Historianët theksojnë numrin prej 313 ose 314 luftëtarësh. Kishin 70 deve dhe vetëm dy apo tre kuaj. (Nga radhët e muhaxhirëve kishte pak më tepër se 80 veta, nën komandën e Ali b. Ebi Talibitr.a., të tjerët, shumica ishin ensarë - 61 nga fisi Evs, kurse 170 nga fisi Hazrexh, nën komandën e Sa’d b. Muadhit r.a[4].

Vëllezër të dashur, I Dërguari s.a.v.s. dhe ashabët dolën në Bedër, që t’i kundërviheshin forcës dhe dhunës, që ta ndryshonin historinë, t’i hapnin rrugën fesë së vërtetë, lirisë, drejtësisë, mëshirës dhe humanizmit. Në fjalimin e tij para betejës, I Dërguari s.a.v.s., ashabëve të tij nuk u jep udhëzime për veprime genocidi apo shkatërrimi.

Fjalimet para betejës

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

“Falëndrimi i qoftë Allahut, Krijuesit të botëve. Ju inkurajoj ta ruani Islamin ! Për këtë ju udhëzon Allahu ! Ju largoj nga dhuna, edhe Krijuesi juaj këtë jua ndalon! Allahu është i Madhërishëm, urdhëron të vërtetën dhe përcakton drejtësinë. Ai u jep të mira atyre që e meritojnë, sipas gradave që kanë te Krijuesi i tyre. Njerëzit në mes tyre, sipas së mirës, dallohen dhe përmenden. Keni ardhur në Bedër, në vendin e sprovës së vërtetë, tek Allahu pranohet vetëm ajo vepër me të cilën Ai është i kënaqur. Përmes durimit, Allahu xh.sh. në momentet vendimtare u heq brengën dhe i shpëton njerëzit nga vuajtjet dhe vështirësitë.

Përmes durimit arrihet shpëtimi për të dy botët. Kini kujdes për detyrat që Allahu xh.sh.jua ka përcaktuar në Kuran, mos i harroni obligimet që jua ka mësuar Ai me ajetet e Tij. Pranoni me forcë veprat me të cilat Krijuesi juaj do të jetë i kënaqur. Tregoni besimin tuaj para Krijuesit tuaj dhe, në këtë vend, në Bedër, do ta meritoni mëshirën dhe faljen e Tij, që ju është premtuar. Premtimi i Allahut është i vërtetë. Mbrojtja e Tij është forca dhe siguria jonë. Vetëm Atij I lutemi për ndihmë, Atij i mbështetemi dhe tek Ai kthehemi. Allahu më faltë mua dhe besimtarët”. Pastaj u çua Bekri dhe foli shumë bukur. U çua Omeri dhe foli shumë bukur. Pastaj u çua Mikdadi: “Për Zotin, o i Dërguari i Allahut,- tha ai, - ne nuk themi ashtu siç i thanë benu Israilët Musait a.s. : “...Shko pra ti e Zoti yt dhe luftoni, sepse ne po rrimë këtu.” (5:24) “Ne do të luftojmë djathtas teje dhe majtas teje, para teje dhe prapa teje.” I Dërguari s.a.v.s. u gëzua dhe i ndriçoi fytyra nga këto fjalë. “Më tregoni, o myslimanë, ç’mendim keni ?”,- iu drejtua I Dërguari s.a.v.s. U ngrit Sa’ad ibn Muadhi, kryetari i ensarëve, dhe tha : “Më duket se po na drejtohesh neve, o i Dërguari i Allahut. Unë betohem për Zotin që të ka dërguar ty me të drejtë pejgamber se, sikur të na urdhërosh të hyjmë në det, ne futemi menjëherë të gjithë. Nesër, ne jemi gati t’i bëjmë ballë armikut bashkë. Ne jemi durimtarë në luftë dhe të vendosur e të patundur kundër armikut. Ndoshta Allahu do të ta tregojë ty trimërinë tonë, që ti të gëzohesh. Prandaj, marsho, o I Dërguar, bashkë me ne, drejt të mirave të Allahut! Për Zotin, që të ka dërguar ty pejgamber, sikur t’i lodhim devetë tona edhe deri në Berkul Gimad, ne do të vijmë pas teje”. Besimtarë të nderuar, pas kësaj paraqitjeje të vendosur të prijësit të ensarëve, I Dërguari s.a.v.s. propozoi vendin ku do ta prisnin armikun[5].

Mirëpo, I Dërguari s.a.v.s. e ndërroi vendin pas propozimit edhe më të mirë të Habbab bin Mundhirit r.a. dhe atëherë myslimanët zunë pozitën që u mundësonte t’ua prisnin ujin idhujtarëve. Pejgamberi s.a.v.s., e dëgjoi këshillën e Hababit dhe e zhvendosi kampin e tij në vendin e zgjedhur nga Hababi. Më pas Sa’d bin Muadhi në një vend paksa të ngritur, ngriti një çadër për Pejgamberin s.a.v.s., prej nga do të drejtonte ushtrinë. Pejgamberi u kujdes që njerëzit e tij të ishin të gatshëm për betejë dhe i urdhëroi që të mos ishin ata të parët që do të nisnin betejën.

Zhvillimi i betejës

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Dy ushtritë ndodheshin përballë njëra-tjetrës. Situata u rëndua dhe hija e vdekjes ra mbi luginë. Pejgamberi, paqja qoftë mbi të, e dinte se nga rezultati i kësaj beteje varej fati i myslimanëve dhe i Islamit. Kjo ishte një betejë në mes Islamit dhe Mosbesimit, në mes së Vërtetës dhe së Kotës. Ai ra në sexhde dhe E luti Allahun : “O Allah! Nëse ky grup myslimanësh mposhtet, në këtë botë s’do të mbetet më njeri që do të Të adhurojë !” I pari nga myslimanët që hyri në dyluftim, ishte Hamza bin Abdulmutalibi, xhaxhai i Pejgamberit, i cili vrau një pabesimtar që u përpoq të arrinte pellgun e ujit për ta shkatërruar. Kjo ishte nisja e betejës. Më pas tre luftëtarë kurejshë dolën në shesh dhe sfiduan tre myslimanë. Hamza bin Abdulmutalibi, Ali bin Ebu Talibi dhe Ubejde bin Harithi ishin myslimanët që pranuan sfidën. Hamza dhe Aliu i mposhtën shpejt kundërshtarët e tyre, kurse Ubejdeja dhe kundërshtari i tij plagosën rëndë njëri-tjetrin.

Të zemëruar nga kjo humbje, kurejshët derdhën mbi myslimanët një shi shigjetash dhe pastaj u hodhën në sulm. Ata sulmuan si dallgë dhe humbën shumë ushtarë, por nuk qenë në gjendje të thyenin rreshtat e myslimanëve. Myslimanët pritën derisa armiku harxhoi fuqinë dhe pastaj u hodhën në kundërsulm me ashpërsi dhe me forcë duke i marrë përpara armiqtë. Pejgamberi s.a.v.s., ishte në vijën e parë të frontit dhe i udhëhiqte myslimanët duke lexuar Kuran me zë të lartë dhe duke lutur Allahun. Pasi pësoi një humbje të madhe, ushtria e kurejshëve mori arratinë, kurse myslimanët i ndoqën dhe zunë shumë robër.

Por Ebu Xhehli nuk e pranonte lehtë humbjen. Ai u përpoq të riorganizonte ushtrinë e thyer, po mbeti vetëm me disa heshtëtarë për ta ruajtur. Muadh bin Amri u nis drejt Ebu Xhehlit dhe e goditi me shpatë, kurse një mysliman tjetër e shpoi atë me heshtë dhe e vrau.

Humbja e pabesimtarëve ishte e madhe: 70 të vrarë, në mesin e tyre 20 komandantë, dhe 70 të tjerë të zënë robër. Në këtë betejë u vranë 14 myslimanë. Lajmi i fitores së myslimanëve mbërriti në Medinë, dhe qyteti u gëzua. Megjithatë medinasit nuk mund t’u besonin syve kur më 23 Ramazan Pejgamberi dhe shokët e tij hynë triumfalisht në Medinë, duke mbajtur prapa edhe 70 robër.

Kjo ishte Beteja Madhështore e Bedrit, që u zhvillua në Ramazan. Asnjë betejë tjetër nuk ka qenë më vendimtare në historinë e Islamit. Përpara saj myslimanët ishin të dobët dhe të persekutuar vazhdimisht nga armiqtë. Pas kësaj beteje ata dolën në skenë si një komb i fuqishëm, vetëm falë ndihmës së Allahut të Madhëruar, i Cili ka fuqi mbi çdo gjë.

  1. ^ Sahih al-Bukhari 3986
  2. ^ W. Montgomery Watt (1956), Muhammad at Medina Oxford: Clarendon Press, p. 12. Watt notes that the date for the battle is also recorded as the 19th or the 21st of Ramadan (15 or 17 March 624).
  3. ^ William Montgomery Watt (1956). Muhammad at Medina (në anglisht). Clarendon Press. fq. 17. The people of Medina were much readier to join Muhammad's expeditions...The friendly tribes between Medina and the sea were presumably more ready to help Muhammad openly...Pagan nomads in the neighbourhood of Medina were much readier to profess Islam.
  4. ^ http://www.zeriislam.com/gjuhe.te.huaja[lidhje e vdekur][lidhje e vdekur]
  5. ^ Talibani likvidirali dva američka vojnika[lidhje e vdekur]