Sahabët
| Pjesë nga një sërë artikujsh. |
| Besimi dhe praktika |
|
• Teuhidi i Allahut • Deklarata Islame • Namazi • Agjërimi • Haxhxhi • Zekati • |
| Figura të njohura |
|
• Muhammedi • Sahabët • Profetët në Islam • Ebu Bekir • Omeri • Othmani • Aliu |
| Tekste dhe ligje |
|
• Kur'ani • Suret Kur'anore • Hadithi • Sheriati • Jurispudenca Islame • |
| Medh-hebet në Islam |
| Aspektet shoqërore |
|
• Akademia • Teologjia • Filozofia • Shkenca • Arti • Arkitektura • Qytetet • Kalendari • Festat • Gruaja • … në Kur'an • Sufizmi• |
| Shih edhe |
|
• Fjalori Islam • |
Sahabët (arabisht:الصحابة ) janë gjenerata e parë e myslimanëve, shokët e Muhammedit, ata të cilët kanë jetuar në kohën e tije dhe me të dhe njihen si të besuar të pastër në besim dhe moral, pra besimtarët dhe pasuesit e parë të sinqertë të Islamit.
Shumica e myslimanëve si sahabë i llogarisin të gjithë ata pesona të cilët e kanë njohur apo parë Muhammedin (paqa qoft mbi të), i kanë besuar shpalljes së tij dhe kanë vdekur si mysliman.
Edhe pse në listën e sahabëve më të njihur rradhiten afërsisht pesëdhjetë ose gjashtëdhjetë emra kjo nuk nënkupton se vetëm këta pesona kan qenë ata që e kanë parë apo njohur dhe i kanë besuar atij, por ka edhe shumë të tjerë.
Roli i sahabëve në Islam është shumë i madh sepse ata kan ndikuar shumë në përcjelljen e fjalëve, sjelljeve, këshillave, vërejtjeve, sugjerimeve, ndalimeve ose shpjegimeve të cilat i ka bërë Muhammedi në atë kohë e që të gjitha këto në islam njihen si hadithet e Muhammedit. Sahabët kanë përcjellur në detaje me mijëra situata, pyetje e përgjigje të drejtuara nga ata drejt Muhammedit dhe drejtuar nga Muhammedi drejt tyre.
Nga sahabët më të afërt me Muhammedin kan qenë: Ebu Bekr Siddik, Umer Ibn el-Hatab, Uthman Ibn Afan, Ali Ibn Ebi Talib etj.
Sahabët e njohur[redakto]
- Ebu Bekr Siddik
- Umer Ibn el-Hatab
- Uthman Ibn Afan
- Ali Ibn Ebi Talib
- Selman el-Farisi
- Abdullah Ibn Umer
- Zejd ibn Thabit
- Ebu Ubejde Ibn el-Xherrah
- Abdullah Ibn Mes’ud
- Abdur-Rahman Ibn Auf
- Abdullah Ibn Abas
- Ebu Hurejre
Shih edhe[redakto]
Lidhje të jashtme[redakto]
| إسلام | Ky artikull nga Feja Islame është një faqe cung. Mund të ndihmoni Wikipedian duke e përmirësuar. |

