Beteja e Kasharit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Beteja e Kasharit (1465) ishte betejë e ushtrisë shqiptare të udhëhequr nga Skënderbeu kundër forcave osmane të komanduara nga renegati Jakup Arnauti.

I njoftuar nga rojat e Petrelës për afrimin e ushtrisë osmane, Skënderbeu marshoi me shpejtësi nga lugina e Vajkalit dhe doli në fushën e Tiranës. Gjatë një nate zuri tërë rrugët dhe shtigjet nga mund të tërhiqej ushtria osmane. Në mëngjes një grup prej 600 kalorësish të zgjedhur shqiptarë goditën kampin armik. Me një sulm të befasishëm, Skënderbeu çau radhët e armiqve dhe vrau vetë komandantin e trupave osmane. Shumica e armiqve u vranë dhe u kapën rob.