Biblioteka e Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Biblioteka Luigj Gurakuqi ka filluar veprimtarinë e saj me krijimin e Institutit Pedagogjik në vitin 1957, me një fond prej rreth 1 000 librash, kryesisht në shqip. Sot kjo bibliotekë ka një fond (të inventarizuar) prej rreth 150 mijë kopjesh. Fondet e bibliotekës mbulojnë kryesisht fushat e Pedagogjisë, Psikologjisë, Didaktikës, Ekonomisë, Juridikut, Letërsisë, Gjuhës etj., në gjuhë shqipe dhe të huaj. Fondi më me vlerë është ai albano-ballkanologjik. Në këtë fond ndodhet antikuari mjaft i çmuar i bibliotekës, padyshim ndër më të mirët në Shqipëri, i përbërë nga 32 libra të rrallë që fillojnë prej shek. XVI. Fondi i vjetër është në proces digjitalizimi për të siguruar jetëgjatësinë e tij dhe nga ana tjetër për t’i bërë ato të disponueshme për të gjithë lexuesit. Biblioteka e Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” ka shkëmbime të rregullta me biblioteka brenda dhe jashtë vendit. Të dhënat kryesore të Bibliotekës pasqyrohen që nga viti 1995 në “World Guide to Libraries” të Shtëpisë Botuese K. G. Saur. Biblioteka mban lidhje me institucione të ndryshme dhe me shumë personalite të albanologjisë në Kosovë, Austri, Gjermani, Itali, Francë e gjetkë.

Shih edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]