Biftek i skarës

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Mishi i viçit ose i lopës, tul i butë (zakonisht nga fileta ose pjesa e sipërme e kurrizit) pastrohet nga cipa e dammarët dhe pritet në copa racioni në drejtim të kundërt të fijeve. I hidhet kripë, piper, lyhet me vaj dhe piqet sipër sobës ose mbi prush. Bifteku i gatshëm vendoset në pjatë, anës i vihet garniturë : patate të skuqura ose perime të tjera të ziera e të kaluara në tigan me yndyrë dhe të spërkatura me piper e majdanoz.

Bifteku i skarës mund të shoqërohet dhe me limon.

Për 4-5 persona duhen :

  • mish tul 500 g,
  • vaj 1-2 lugë gjelle,
  • kripë,
  • piper,
  • rigon,
  • garniturë sipas dëshirës.