Jump to content

Blachman (program televiziv)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Blachman është një program televiziv danez i krijuar nga Thomas Blachman. Gjatë programit shfaqen gra në rrobabanje të cilat pozicionohen në një studio televizive të errët e cila ndriçohet në qendër nga një dritë. Më pas ato zhvishen nudo përballë dy meshkujve, një prej të cilëve është vetë Blachman dhe një tjetër i ftuar i ulur të ulur në kolltukë lëkure. Meshkujt fillojnë të flasin për bukurinë e trupit të femrës dhe rolit të tyre si meshkuj.

I ftuari mashkull dhe femrat nudo ndryshojnë gjatë çdo serie.

Programi televiziv Blachman është shndërruar në objektin e kritikave të shumta në Danimarkë, i akuzuar për “diskriminim dhe poshtërim” të femrave.[1]

Në total programi Blachman ka regjistruar një sezon me 6 episode. Episodet listohen më poshtë:

Sezoni 1
  1. Jan Sonnergaard (2 prill, 2013)
  2. Erik Brandt (9 prill, 2013)
  3. Henrik Vibskov (16 prill, 2013)
  4. Simon Jul (23 prill, 2013)
  5. Shaka Loveless (30 prill, 2013)
  6. Sten Hegeler (7 maj, 2013)
  1. ^ Programi televiziv që po skandalizon Danimarkën artikull në top-channel.tv