Brucoshiada

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Brucoshiada është një takim ose manifestim solemn dhe argëtues për brucoshët (studentët e vitit të parë) të institucioneve të arsimit të lartë (kolegje, fakultete, universitete). Brucoshiada zakonisht organizohet në fillim të çdo viti akademik. Në manifestime të tilla marrin pjesë kryesisht studentët e sapopranuar dhe mësimdhënësit (profesorët) e tyre. Kjo praktikë (brucoshiada) filloi në kohën e universiteteve mesjetare evropiane dhe vazhdon edhe sot e kësaj dite. [1] [2] Nga ana tjetër takimi i studentëve të vitit të fundit, absolventëve, njihet me emrin Absolventiada. [3] [4]

Shih edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ https://oralhistorykosovo.org/sq/ola-syla/
  2. ^ https://aab-edu.net/faculty_news/brucoshiada/
  3. ^ https://unt.edu.mk/sq/2022/06/28/absolventiada-2022/
  4. ^ https://aab-edu.net/njoftim-per-brucoshiade-dhe-absolventiade-2017-aab-gjakove/