Bufi
| Eurasian Eagle-owl | ||||||||||||||
|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
| Klasifikimi shkencor | ||||||||||||||
|
||||||||||||||
| Emri binominal | ||||||||||||||
| Bubo bubo (Linnaeus, 1758) |
||||||||||||||
Range of Eurasian Eagle Owl
|
Kanë një përhapje të madhe në Kontinentin Evropian. Bën pjesë në familjen Strigidae.
Përmbajtja |
[redakto] Gjatësia
60-75 cm, krahët e hapur : 160-188 cm.
[redakto] Përshkrimi
Fluturon pothuajse vetëm natën në kërkim të ushqimit. Është shumë më i madh në trup se bufat e tjerë të natës, veshët i ka shumë të dukshëm, ngjyrën përgjithësisht të murrme me njolla dhe pulla më të errëta. Në fluturim, dallon nga sqepi i shkurtër, krahët e gjerë dhe koka e vogël. Rrahja e krahëve është çuditërisht e shpejtë. Sytë janë në ngjyrë portokalli në të kuqe.
[redakto] Përhapja dhe habitati
Janë të përhapur në të gjithë rajonin, në zonat kodrinore dhe malore. Përgjithësisht janë shumë sedentarë. Të vegjlit largohen nga territori i prindërve në kërkim të ushqimit dhe zonës së shumimit.
[redakto] Riprodhimi
Folezojnë në mjedise tepër të ndryshëm nga shpatet shkëmbore deri tek pyjet halore. Foletë i vendosin në tokë, në vrimat apo të çarat e shkëmbinjve, por edhe në zgavra pemësh të vjetra. Femra lëshon 2-4 vezë që çelin pas 34-36 ditësh. Zogjtë e vegjël fluturojnë pas 50-60 ditësh.
[redakto] Ushqimi
Kryesisht gjitarë të vegjël.
[redakto] Zëri
Kënga e mashkullit është më e shpeshtë në fillim të sezonit të riprodhimit (shkurtmars). Fillon zakonisht një orë pas perëndimit të diellit. Përbëhet nga një “uu-bo” e ngjirur që përsëritet çdo 8 sekonda. Femrat kanë zë më të ulët se meshkujt. Kënga e femrës është një “ki-ki-kikej” e mprehtë, shoqëruar me përplasje të sqepit.