Bujar Shita

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Bujar Shita
U lind në1959
KombësiaKosovar
ProfesioniMatematikan,Kompjuterist

Bujar Shita lindi më 1 maj të vitit 1959Mitrovicë, është doktor i shkencave matematike dhe ekspert i kompjuterëve, me vendbanim të përkohshëm në Gjermani prej 1992-2010. Aktualisht profesor ne Fakultetin e Shkencave Teknike te Aplikuara (FSHTA) ne Mitrovicë pran Universitetit të Prishtinës http://www.uni-pr.edu Arkivuar 7 shtator 2008 tek Wayback Machine dhe Drejtor i përgjithshem për Teknologjinë e Informacionit ne Ministrinë e Financave, http://www.mef-rks.org Arkivuar 15 prill 2021 tek Wayback Machine.

Biografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Shkollën fillore "Meto Bajraktari" në Mitrovicë dhe Gjimnazin Matematikor në Prishtinë https://web.archive.org/web/20170911133614/http://gjima.com/ i kreu me sukses te shkëlqyeshëm. Ne garat kosovare të shkollave të mesme në vitin 1977, të organizuara nga Shoqata e matematikanëve, fizikanëve dhe astronomëve të Kosovës e zuri vendin e parë duke i fituar 100% të pikëve dhe e përfaqësoi Kosovën në garat federative në Slloveni.

Ne Fakultetin e Shkencave Matematike-Natyrore në Prishtinë diplomoi në matematikë me notë mesatare 9,08. Këtu i kreu edhe studimet pasdiplomike në afat rekord me notë mesatare 9,5.

Punën shkencore e bënte krahas punës si mësimdhënës i matematikës në shkollat e mesme në Mitrovicë, pastaj si analitik, programues dhe udhëheqës i qendrës llogaritëse në Termocentralet Kosova në Prishtinë.

Ne vitin 1985, gjatë qëndrimit shkencor-hulumtues në Universitetin e Heidelbergut, nën udhëheqjen e algjebristit kosovar, Eshref Ademaj dhe matematikanit me famë botërore Zvonimir Janko pati fatin të kyqet në Teorinë e dizajnëve, lëmi kjo ku bashkëveprojnë algjebra, gjeometria, kombinatorika dhe kompjuterika. Bujari u muarr me studimin e strukturave kombinatorike, planeve dhe biplaneve projektive. Arriti ta zbuloj një strukturë të re duke aplikuar njohuritë kompjuterike në kohërat kur kapaciteti i kompjuterëve matej me kilobajt (IBM Series/1).

Punimet e tija i mbrojti me sukses, në temën e magjistraturës me titull "Studimi i rrafsheve projektive te rendit 15" dhe në temën e doktoratës me titull "Klasifikimi i disa biplaneve me ndihmen e kolineacioneve te rendeve te vogla". Me punën e tij shkencore-hulumtuese, gjithnjë krahas punës ne aplikimin e kompjuterëve në ekonomi dhe prodhim, ai kontriboi dhe muarr pjesë në arritjen e shumë rezultateve në hulumtimin e dizajnëve ne Universitetin e Prishtinës, Zagrebit dhe Heidelbergut.

Me kompjuterë filloi të mirret shumë herët. Programonte efektivitet në shumë gjuhë programuese dhe sisteme operative anë e mbanë Kosovës.

Prej vitit 1992 jeton dhe vepron ne Gjermani, fillimisht si analitik dhe programues në qendrat kompjuterike për konzernin BMW e pastaj si ekspert për zhvillim dhe hulumtime në Siemens AG. Me aktualizimin e vazhdueshem te njohurive ne bazat e shenimeve Oracle dhe gjuhet e shumta programore arrin te realizoj projekte komplekse si ne "hands on IT" poashtu edhe ne udhëheqjen dhe arkitekturimin e sistemeve informative komplekse. Prej vitit 2010 u zgjodh Drejtor i përgjithshëm për teknologjinë e informacionit në Ministrinë e Financave për të punuar në integrimin e TI dhe prej vitit 2011 mësimdhënës (prof.ass.) në Fakultetin e Shkencave Teknike të Aplikuara (FSHTA) në Mitrovicë. Me bashkëshorten e tij Besën ka 6 djemë.