Bukurije Fazliu

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Bukurie Fazliu ka lindur më 06.01.1975 në fshatin Gradicë të Drenasit, ku edhe banon. Është absolvente e fakulltetit juridik pranë Univerzitetit të Prishtinës, ndërsa sa i përket angazhimeve profesionale, Bukuria ka qenë e kyçur në bataljonin e 40 të Trupave Mbrojtëse të Kosovës (TMK), ku ka shërbyer nga viti 2000 e gjer më 2007. Për nga aktiviteti politik, Bukuria ka qenë anëtare e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Drenicë. Me lëvizjen Vetëvendosje e ka bashkuar programi për bashkimin e trojeve shqiptare, dhe platform politike në përgjithësi, e cila dallon nga platformat e të gjithë partive politike në skenën politike në Kosovë. Angazhohet në arritjen e objektivave të programit politik të Lëvizjes VETËVENDOSJE!.