Burimet termale te Vromonerit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë


Burimet termale te Vromonerit gjenden pranë fshatit Kuqesh, komuna Leskovik, në luginën e Sarandaporosit, degë e Vjosës, 430 m mbi nivelin e detit. Janë disa burime termale, që dalin në rrëzë të shkëmbit, me temperaturë 40-500°C dhe përmbajtje sulfurore. Kanë vlera shkencore (gjeologjike, hidrologjike), kurative, turistike. Vizitohen sipas rrugës rurale Leskovik- Kuqesh.