Burj Khalifa

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Burj Khalifa më 23 dhjetor 2009

Burj Dubai (arabisht: برج دبي, "Kulla Dubai") është një rrokaqiellDubaiEmiratet e Bashkuara Arabe. Edhepse ndërtimi i saj ende nuk ka përfunduar plotësisht është ndërtesa më e lartë në botë. Lartësia e kullës duke llogaritur edhe antenën është 818 metra.

Projektimin e ka bërë arkitekti amerikan Adrian Smith, nga ndërrmarrja projektuese Skidmore, Owings and Merrill nga Chicago. Kryes të punimeve janë Samsung, nga Koreja jugore, Besix nga Belgjika, Arabtecu vendas dhe kompania amerikane Turner. Investitues është, Emaar Properties, në pronësi të Mohamed bin Rashid Al Maktum, sundues i Dubait.

Ndërtimi filloi më 21 qershor 2004 dhe planifikohej se do të përfundonte në shtator të vitit 2009. Vlera e investimit është rreth 4,1 miliardë dollarë amerikan. Kulla zyrtarisht u lëshua në përdorim më 4 janar 2010 me atë rast ndryshoi edhe emrin dhe u quajt Burj Khalifa që do të thotë Kulla e Kalifit.

Burj Khalifa e krahasuar me disa ndërtesa tjera të larta dhe të mirënjohura të botës


Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]

Commons-logo.svg         Wikimedia Commons ka materiale multimediale në lidhje me: Burj Dubai